Kovaçevski: Ju për ne veç më jeni kampionë, ju faleminderit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi, nga aeroporti i Shkupit i përcollën futbollistët dhe anëtarëve të stafit profesional të reprezentacionit të vendit tonë të cilët në Porto, Portugali, do të luajnë ndeshjen e barazhit për t’u plasuar në Kampionatin Botëror në Katar.

Kryeministi Kovaçevski duke uruar futbollistët u shprehu edhe mirënjohje për të gjitha sukseset që e arriti kjo gjeneratë e futbollistëve.

“Kjo që ju e keni realizuar nuk është rezultat i asnjë fati, por është rezultat i punës së madhe. Nga shumë gjëra hoqët dorë si të rinj për të arritur karrierën tuaj personale për të cilën jeni të respektuar në të gjithë botën”, u tha Kryeministri Kovaçevski ekipit nacional të futbollit në aeroplan para fluturimit për në Porto.
 

Kovaçevski gjithashtu theksoi se si pika më e ndritur për të gjithë qytetarët e vendit, i gjithë kombi është së bashku me lojtarët në rrugën e suksesit dhe u uroi atyre me fitoren ndaj Portugalisë të realizojnë një tjetër arritje të madhe dhe se ata e dinë, së bashku me trajneri Milevski, se si ta bëjnë këtë më së miri.

“Si Qeveri, më e pakta që mund t’a bëjmë është nëse kualifikoheni në Kampionatin Botëror, do të  ndajmë çmim prej gjysmë milion euro për lojtarët dhe stafin profesional. Këtë e meritoni sepse të gjithë fëmijët në shtet, të gjithë të rriturit në vend po përgatiten të festojnë të martën fitoren e madhe me të cilën kombëtarja e Maqedonisë në futboll pas Kampionatit Evropian, do të jetë pjesë e Kupës së Botës”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe u tha se i pret me lajm të mirë dhe me fanellën që e mori si dhuratë.