Në fjalimin e Takimit të shefave të qeverive dhe vendeve nga Evropa Juglindore, anëtare të NATO-s, që po mbahet sot në Sofje, në Republikën e Bullgarisë, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi se ky takim dërgon edhe një mesazh të fuqishëm për unitet dhe solidaritet me Ukrainën.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se ai dhe Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, i Rumanisë Nikolae Çuka dhe i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në takimin e sotëm vendosën për qëllim të theksojnë rreziqet potenciale dhe kërcënimet e perceptuara, si dhe për të theksuar premisat që duhet të çojnë në elasticitet dhe koordinim më të mirë mes vendeve të Evropës Juglindore.
"Ky takim hap rrugën për të parandaluar çdo ndikim të mundshëm në sigurinë dhe stabilitetin tonë në kontekstin e pasojave të mundshme që mund të lindin nga kriza aktuale e sigurisë dhe humanitare në Ukrainë," theksoi Kovaçevski, duke shtuar se vendet pjesëmarrëse në takim mbeten të vendosur mbi qëndrimin e dënimit të luftës në Ukrainë si pushtim i paligjshëm dhe jolegjitim nga Rusia.
Kovaçevski e potencoi si veçanërisht të rëndësishëm vigjilencën në kundërshtimin e dezinformatave dhe gënjeshtrave nga Rusia që janë një kërcënim real për proceset demokratike në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Kovaçevski, në kontekst të rëndësisë së Aleancës Veri-atlantike në këtë kohë krize, theksoi se të jesh anëtar i NATO-s është privilegj dhe përgjegjësi e madhe.
“Maqedonia e Veriut shënoi dyvjetorin e anëtarësimit të plotë në NATO, si garanci për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe investimin në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Aderimi i vendit tonë në NATO është një tregues i fortë i vlerës së politikës së "dyrve të hapura" si një parim themelor që të gjitha vendet kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre, prioritetet e tyre të politikës së jashtme dhe aranzhimet e sigurisë", theksoi Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski vuri në dukje faktin se përballë realitetit të ri strategjik për sigurinë evropiane dhe transatlantike, aleatët iu përgjigjën me vendosmëri luftës në Ukrainë, duke vendosur sanksione të paprecedenta ndaj Rusisë, e mbështetën fuqishëm Ukrainën dhe bënë një përforcim të pozitave të NATO-s për parandalim dhe mbrojtje, veçanërisht në krahun lindor të Aleancës.
“Maqedonia e Veriut është bashkuar në mënyrë të duhur këtyre përpjekjeve dhe është plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe paketën substanciale të sanksioneve kundër Rusisë. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka theksuar Kovaçevski.
Ai theksoi se NATO dhe BE kanë treguar se mund të punojnë dhe të veprojnë së bashku në mbështetje të Ukrainës, por edhe të vendeve partnere si Gjeorgjia, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Tani është koha për të shfrytëzuar maksimalisht mjetet dhe mekanizmat bashkëpunues të sigurisë dhe partneritetit të partnerëve tanë të Evropës Juglindore, pasi jemi dëshmitarë të përkeqësimit të stabilitetit politik dhe rritjes së narrativëve nacionaliste dhe populiste, të cilat shumëfishohen më tej nga përkeqësimi i sigurisë dhe gjeopolitikës në kontinentin evropian i shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë," tha Kovaçevski gjatë fjalimit të tijën një takim të liderëve të NATO-s nga EJL.
Kovaçevski theksoi gjithashtu pasigurinë ekonomike dhe krizën në rritje energjetike, ndërsa ngërçin në procesin e zgjerimit të BE-së e vlerësoi si veçanërisht të rrezikshëm. “Mospranimi se zgjerimi është në thelb është një politikë sigurie krijon hapësirë shtesë për destabilitet në rajon dhe mungesa e një perspektive të besueshme evropiane dhe euroatlantike për Ballkanin Perëndimor ka tendenca të shumta negative për ndikimin e palëve të treta keqdashëse, duke ngritur pasiguri në rajon dhe ngritja e dyshimeve. që rezultojnë në një ulje të besimit të qytetarëve në BE," tha Kovaçevski.
Në fund, ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit tonë.
“Angazhimi ynë është të mbetemi të fokusuar në promovimin e këtyre vlerave dhe parimeve gjatë Kryesimit tonë të ardhshëm të OSBE-së në vitin 2023, si dhe të përdorim potencialin e nismave të tjera rajonale me qëllim për tu lidhur, kuptuar dhe koordinuar më mirë vendet e rajonit dhe Evropës Juglindore”, tha Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në takimin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga EJL që u mbajt në Sofje.