Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin e Parë të Qeverisë Artan Grubi, zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrat në Qeveri, për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, për Drejtësi Nikolla Tupançevski, për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Ljupço Nikollovski, për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani dhe i Shëndetësisë Vlladimir Rendevski, sot morën pjesë në ngjarjen solemne ku u prezantuan rezultatet nga Regjistrimi i Popullsisë 2021.
Për rezultatet, si dhe për përfitimet nga metodologjia e re, sipas mysafirëve mes të cilëve kishte edhe përfaqësuesve të agjencive, institucioneve dhe organizatave, si dhe delegacione të enteve statistikore dhe institucioneve nga vendet nga rajoni dhe përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoninë e Veriut, u drejtuar drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski, drejtori i ESHS-së Ilmi Selami dhe eksperti për përpunimin e të dhënave Danillo Dollenc nga Slovenia.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave, që u zbatua në periudhën prej më 5 shtator deri më 30 shtator vitin e kaluar, siç u tha në ngjarje, pas gati se 20 viteve është realizuar me sukses dhe jep informacione relevante për gjendjen reale të popullsisë, me të cilën shtetit i mundësohet të krijojë politika në interes të qytetarëve dhe të biznesit. Të dhënat nga Regjistrimi i Popullsisë u vlerësuan si të sigurta, të besueshme, të vlefshme dhe të dobishme për planifikimin e politikave.
Të gjitha të dhënat nga regjistrimi janë vendosur në faqen e internetit të ESHS-së dhe në periudhën e ardhshme do të publikohen në mënyrë të njëpasnjëshme sipas grupeve të të dhënave.