Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 35-të të mbajtur online, përmes video-konferencës, shqyrtoi dhe miratoi Informatat për pagesën e pagave në sektorin publik.
Në bazë të këtij informacioni Qeveria i ka obliguar të gjitha organet e drejtorisë shtetërore dhe ka sjell konkludim t’u thuhet të gjitha institucioneve të cilat nuk janë organe të drejtorisë shtetërore, të veprojnë në pajtim me vendimet ekzistuese ligjore për llogaritjen e pagës dhe ta paguajnë në afatin e konfirmuar ligjor.
Në elaborimin lidhur me këtë çështje theksohet se sipas Ligjit për pagën minimale, të drejtë të pagës minimale kanë të gjithë të punësuarit, në vlerë të konfirmuar në harmonizim me këtë Ligj, ndërsa korniza ligjore për harmonizimin e pagës minimale me pagën e të punësuarve në drejtorinë shtetërore është konfirmuar në tekstin e Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për nëpunësit administrativë, i cili pritet të sillet nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë muajit prill.
Në Ligji përmbahet dispozita kalimtare sipas të cilës dispozitat të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit të pagave për nëpunësit administrativë do të fillojnë të zbatohen me pagesën e pagës së muajit mars në muajin prill të këtij viti.Pas hyrjes në fuqi të Ligjit do të bëhet korrigjim të pagave, gjegjësisht e drejta për harmonizim me Ligjin për pagën minimale do të realizohet edhe për pagën muajin mars