Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në “Forumin Ekonomik Delphi në Greqi të shtatin me radhë do të udhëheq një delegacion qeveritar.
Në kuadër të Forumit në ditë të ndryshme marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike dhe Koordinimi të resorëve ekonomike dhe ministrat e Punëve të Jashtme, Financave, Ekonomisë, Mbrojtjes dhe Ambientit Jetësorë.
“Forumi Ekonomik Delphi” mbahet nga 6 deri më 9 prill dhe është nën patronazhin Presidentes të Greqisë Katerina Sakelaropoulou.
Gjatë vizitës së tij në Greqi, Kryeministri Kovaçevski do të realizoj takime pune me liderë dhe politikanë të njohur në mbarë botën.
Organizatorët e manifestimit bëjnë të ditur se synimi është që të përfshihen të gjitha temat dhe këtë vit për shkak të luftës një pjesë e madhe do t'i kushtohet Ukrainës, por edhe sfidave gjeopolitike. “Forumin Ekonomik Delphi” i shtatë me rradhë, i titulluar "Realitetet e reja", do të përfshijë rreth 800 folës nga mbi 36 vende dhe do të mbulojë një sërë temash, duke përfshirë sigurinë globale, ekonominë globale, ndryshimet klimatike, të ardhmen e BE-së, teknologjinë, shëndetin, shoqërin dhe kulturën.