Qeveria dhe kryesia e SASHK-ut, të shoqëruar nga përfaqësues të bordeve rajonale të sindikatës gjatë kësaj fundjave mbeten në komunikim për të gjetur zgjidhje të përbashkët reciproke të pranueshme dhe me dinjitet për rritje të caktuar të pagave në arsim dhe edukim parashkollor dhe përkujdes.
Në takimin në Qeveri, përbërë nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, dhe përfaqësuesit e SASHK-ut , arritën marrëveshje që në ditët e ardhshme të përcaktohet përqindja për rritjen e pagës që do të planifikohet dhe do të realizohet me rebalancin e Buxhetit, pas së cilës nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm nga dita e hënë do të ktheheni në bankat shkollore, ndërsa fëmijët nga edukimi parashkollor dhe përkujdes në kopshte.
Në takim në Qeveri, në mënyrë plotësuese u bisedua që menjëherë të fillohet me dialogun gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të sindikatës, për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave.
Qeveria, theksoi në takim Kryeministri Dimitar Kovaçevski, është e hapur për dialog për arritjen e sistemit për rritjen e pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i shkaktuar nga greva dhe pakënaqësitë dhe me të cilin do të sigurohet model për rritje të pagave në sektorin publik, i cili me Marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe me rritjen e shpenzimeve për jetesë.