Kovaçevski me rastin e Pashkëve Katolike: Le të festojmë fitoren mbi të gjitha sfidat që kalojmë për të dalë më të fortë dhe më të mirë pas të gjitha tundimeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një letër urimi me rastin e Pashkëve drejtuar Dr. Kiro Stojanov, peshkop i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike në vendin tonë, në emër tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uron festën e madhe të krishterë – Pashkët.


Në vazhdim të kësaj kumtese ju sjellim të plotë tekstin e urimi me rastin e Pashkëve Katolike:

„Почитуван г. Стојанов,

"I nderuar z. Stojanov,

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni mua, si dhe të gjithë të krishterëve të Kishës Katolike, t'ju uroj festën e madhe të krishterë - Pashkët.

“Me mesazhin e ringjalljes – “Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall !”- festojmë edhe shpresën e fitores mbi të gjitha situatat njerëzore të vuajtjes dhe padrejtësisë.

Me festën e Pashkëve festojmë fitoren mbi të gjitha situatat njerëzore të sfidave dhe tundimeve që kalojmë sot për të dalë pas të gjitha tundimeve më të fortë e më të mirë.

Нека е за многу години празникот на Воскресението Христово.

Qoftë për shumë vite festa e Ngjalljes së Krishtit.

Me gëzimin e kësaj dhe të gjithë Pashkëve të ardhshme, të ushqejmë forcën për të ndërtuar një shoqëri për të gjithë, për një komunitet paqësor në të cilin respektohen liritë fetare të të gjithë qytetarëve të saj

Krishti u ngjall. Me të vërtetë u ngjall, Aleluja!

Për shumë vite festa e Pashkëve për të gjithë besimtarët e Kishës Katolike!