Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, për MIA-në si përgjigje të pyetjes për hapjen e qendrës kulturore në Manastir, "Vanço Mihajlov", tha se Qeveria dhe opinioni presin reciprocitet në qasje.
“Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik që në Republikën e Maqedonisë së Veriut është përjetuar në mënyra të ndryshme nga grupe të ndryshme qytetarësh. Por me që bëhet fjalë për iniciativë qytetare, konform Konventës evropiane për të drejtat e njeriut me të cilën ne jemi plotësisht të harmonizuar, këto projekte nuk janë objekt i mbikëqyrjes shtetërore," tha Kryeministri Kovaçevski.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e lejuar që të gjithë qytetarët lirshëm të praktikojnë bindjet e tyre etnike, religjioze dhe ideologjike”, tha Kovaçev
Kryeministri thekson se kjo qasje është diçka që ne si Qeveri qëndrojmë dhe do të vazhdojmë ta praktikojmë edhe në të ardhmen, sepse është shenja jonë edhe si shtet edhe si shoqëri.
Njëherësh edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe opinioni me padurim e pret ditën kur edhe te fqinjët tanë do të krijohen kushte që edhe atje ato qytetarë që kanë për shembull vetëdije maqedonase do të mundet që njëjtë lirshëm të praktikojnë bindjet e tyre”, ka deklaruar Kryeministri Kovaçevski