Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim të pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe propozimin e Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës, me të cilën ndalon të vlejë detyrimi i shtetasve vendor dhe të huaj që hyjnë në vendin tonë në vendkalimin kufitar në mënyrë të obligueshme të tregojnë certifikatë për vaksinimin e kryer, certifikatë për KOVID-19 të kaluar në 180 ditët e kaluara, vërtetim mjekësor për PCR test negativ të bërë 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut ose test të shpejtë antigjen negativ të bërë 48 orë para hyrjes në vend.
Në këtë mbledhje Qeveria ka sjell vendim të hiqet edhe masa e izolimit/karantinës shtëpiake në kohëzgjatje prej shtatë ditësh për personat të cilët gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare nuk do ta tregojnë njërën prej certifikatave ose vërtetimeve të parapara deri më tani.