Qeveria dhe LSM-ja e filluan dialogun social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive të pagave prej 2.806 denarë për të gjithë në sektorin publik

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur mbledhja e parë e grupit të punës për krijimin e marrëveshjes së parë të përgjithshme kolektive, si rezultat i konkluzionit nga seanca e fundit qeveritare, sipas të cilit përbëtë iniciativë u ngarkuan zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuan për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili në mbledhje u prezantua nga zëvendësministri Filip Nikolloski, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, ministi për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Në mbledhjen me sindikatën përfaqësuese për arritje të marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të prezantuar nga kryetari Darko Dimovski ishte konfirmuar korniza e negociatave e cila në këtë fazë e përfshin harmonizimin e pagave për rritje lineare prej 2.806 denarë neto (ose 4.333 denarë bruto) për të gjithë në sektorin publik.

Pika e dytë në suaza të negociatave për marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive është kthimi i regresit për pushimin vjetor (K-150) për të gjithë sektorin publik në vitin 2023.

Në këtë mbledhje partnerët e dialogut social u dakorduan në marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive të përfshihet dhe konfirmohet metodologji e re për llogaritje të pagave me të cilën do të sigurohet  korrigjim i rregullt i pagave sipas kritereve të cilat plotësisht  duhet të konfirmohen.

Qeveria dhe LSM  sot u dakorduan për përfshirje maksimale të organizatës sindikaliste në procesin për reforma në sektorin publik i cili përfshin  optimizim dhe racionalizim, si dhe disenjim të përbashkët në ligjin e ri për paga në sektorin publik, i cili duhet të zbatohet nga 1 janari i vitit 2023.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koodinim me resorët ekonomikë dhe investime Fatmir Bytyqi në mbledhje theksoi se kjo nismë e Qeverisë është të gjendet  mënyrë institucionale për harmonizim të rregullt të pagave në sektorin publik me dialog social nga i cili, sikur në rastin me pagën minimale dhe pensionet, solli rezultat që ishte vlerësuar si historik dhe ka të bëjë me të gjithë 133.700 të punësuarit në sektorin publik.