Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë tha se që në 50 ditët e para, ndër arritjet e tjera të rëndësishme, janë bërë edhe dy hapa historikë.
“Në tri javët e para të punës së Qeverisë e realizuam premtimin për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë. Drejtpërdrejtë e kemi përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, të punonjësve. Në një vit jashtëzakonisht të krizës, vit krizash evropiane dhe botërore, në mënyrë efikase dhe me përkushtim kemi arritur zgjidhje që nënkupton mbështetje të qytetarëve dhe rritje dhe zhvillim ekonomik. Përmes dialogut si një mënyrë reale dhe të vetme për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, kjo Qeveri bëri një hap kyç në kohë të duhur dhe tregoi mirëkuptim si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit. Rreth 160.000 qytetarë tani marrin së paku 18.000 denarë", tha Kryeministri Kovaçevski, shtoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në politikat për rritjen e pagës mesatare dhe për të ndihmuar ekonominë me intensitet të fortë .
Në 100 ditët e para, theksoi Kryeministri, Qeveria, përmes punës së përgjegjshme dhe të përkushtuar të të gjithë palëve të përfshirë në dialogun ekonomiko-social, siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, ndërsa me këtë edhe standardit jetësor dhe cilësisë së jetës së pensionistëve.
“Me futjen e metodologjisë së re nga shtatori e tutje, pensionistët për çdo muaj do të kenë mesatarisht 900 denarë më tepër në llogarinë e tyre. Kemi siguruar edhe ndihmë të drejtpërdrejtë financiare, me nga 1000 denarë plus për 3 muaj, gjegjësisht gjithsej 3.000 denarë, për gati 330 mijë pensionistë. Me të gjitha aktivitetet e ndërmarra, në vitin 2022, në vit, bashkë me ndihmën e drejtpërdrejtë financiare, mesatarisht pensionistët do të kenë rreth 12.000 denarë plus në buxhetin e tyre.
Tani kemi një metodologji të përhershme dhe të qëndrueshme e cila nuk do të varet nga vullneti politik i dikujt ose nga ajo nëse do të ketë zgjedhje. Kemi një zgjidhje cilësore me të cilën pensionistët do të marrin pensione më të larta.
Në fjalimin e tij në mbledhjen tematike kushtuar 100 ditëve të para të Qeverisë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se përbërja aktuale e Qeverisë është e gatshme të përballet edhe me krizën energjetike dhe me zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse siguroi mbrojtje të qytetarëve nga rritjet e shkaktuara nga kriza globale e energjetike dhe me krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila në pjesën më të madhe ndikoi në furnizimin e produkteve bazë ushqimore.