Sot, 29 prill 2022 (e premte) me fillim në orën 10:30, në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahet Forumi “100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në Forumin fjalim hyrës do të ketë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas së cilit vijon panel me Kryeministrin, e më pas me zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Në Forum do të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve, mediave.