Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në mbledhjen për pyetje të deputetëve në Kuvend tha se Qeveria ka siguruar produktet ushqimore bazë, por për herë të parë, një Qeveri pas shumë vitesh, po fokusohet në prodhimin vendor të produkteve bujqësore strategjike, për të ulur varësinë e importit nga ushqimi.
“Në vend është futur koncepti i subvencioneve me të cilin në vit investohet te bujqit dhe me nga 8-9 miliardë denarë, por prodhimi i ushqimit për 15 vjet është ulur dhe atë në kulturat strategjike. Rritja e çmimeve të këtyre kulturave strategjike në tregjet botërore, si pasojë e luftës, e plehrave artificial për 300 për qind, duke pasur parasysh se prodhimi i tyre është më i madhi në vendet ndërluftuese, e ka vënë Qeverinë përpara përgjegjësisë për të siguruar, së pari, të pandërprerë furnizimin me ushqim, me produkte bazë dhe së dyti, për të maksimalisht të rrisë prodhimin e ushqimit në vend.
Për këtë qëllim është miratuar plani për prodhimin e ushqimit me Fondin intervenues, 400 milionë denarë në vit për bujqit gjatë blerjes së plehrave, me qëllim që të fillojë prodhimi me shpenzime të ulëta dhe subvencione shtesë për rendiment të realizuar për rritjen e prodhimit vendor”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai gjithashtu shpjegoi se si do të sigurohet prodhimi më i madh vendor i kulturave strategjike.
“Përmes një Plani të posaçëm Nacional për mbështetjen e prodhimit të ushqimit, do të rrisim prodhimin e kulturave strategjike. Ai përmban masa për të pasur një prodhimtari të qëndrueshme dhe të rritur të produkteve dhe kulturave bujqësore strategjike dhe të cilat do të dorëzohen dhe miratohen nga Qeveria. Sipas këtij plani prej 400 milionë denarë, i cili deri në fund të vitit do të arrijë në 600 milionë denarë, për çdo hektar grurë bujqit do të marrin nga 4.000 denarë për pleh artificial dhe nëse arrijnë rendiment prej 4.000 kilogramë për hektar do të marrin subvencion shtesë prej 5.700 denarë. Për lulediellin marrin 2.500 denarë për hektar për pleh artificial dhe 5.700 denarë subvencionim shtesë, nëse arrijnë rendiment prej 1,5 ton për hektar dhe të njëjtin ia dorëzojnë objekteve përpunuese. Me këtë do ta zvogëlojmë varësinë e importit të shtetit nga gruri”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në sferën e blegtorisë, ai tha se është siguruar subvencionim intervenues prej 400 denarë për kokë qengji të dorëzuar në kapacitete të regjistruara në thertore dhe subvencionim intervenues prej 1.500 denarë për kokë kafshe të majme me peshë mbi 90 kg, ndërsa futet edhe subvencionimi i ri intervenues prej 60 denarë për prodhimin e vezëve për konsumim. Plani nacional për prodhimin e ushqimit, siç sqaroi Kryeministri, përfshin edhe rritjen e sipërfaqeve për prodhimin e kulturave strategjike.
“Për atë qëllim çdo pjesë tokë të punueshme do ta vëmë në funksion të prodhimit bujqësor të kulturave strategjike dhe për këtë në rrjedhë është shpallje publike e dedikuar për ndarjen e afro 6.000 hektarëve për rritjen e prodhimit të drithërave”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai tha se edhe në fushat tjera të bujqësisë gjithashtu janë siguruar mjete financiare: për blerjen e gjedhëve me origjinë të lartë, mbi 253 milionë denarë; ndërtimi i një sistemi të ri të mbyllur të ujitjes në Sellska reka Konopnicë; pagesa e subvencioneve për qumësht të shitur; subvencione për fermerët; Programi IPARD 3, ku 60 për qind shuma më e lartë është nga programi IPARD 2 (35 milionë euro me thirrje të parë publike nga IPARD këtë vit) mundësi për investime të reja, parakofinancim të investimeve nga 30 për qind në 50 për qind; është publikuar shpallja për subvencione kapitale për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural: tanimë janë lidhur 110 kontrata nga një thirrje publike nga IPARD; janë paguar subvencione për vreshtarët në vlerë prej 9.4 milionë euro; është shpallur thirrje publike për mbështetje financiare të pakthyeshme nga Programi për rregullimin e mikro prodhuesve bujqësor të verës në vlerë prej 600.000.000 denarë.
Kryeministri Kovaçevski u apeloi deputetëve në Kuvend të kontribuojnë, që kultivuesit e duhanit të marrin subvencione më shpejt.
“Sa i përket duhanit, përpunimi i duhanit është në fazën përfundimtare, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë finalizuar llogaritjet, shuma është diku mbi një miliard denarë dhe çdo është gati për pagesë, përveç se në Kuvend duhet bërë një ndryshim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili amendament ka ngecur në lexim të dytë - ndryshimi bëhet çdo vit, në mënyrë që të fshihet detyrimi që bujqit të dorëzojnë vërtetim për TVSH-në e shpaguar në DAP. Kërkoj nga deputetët që sa më shpejtë ta përfundojnë këtë ndryshim ligjor që të fillojë pagesa e subvencioneve për kultivuesit e duhanit”, tha Kryeministri Kovaçevski në mbledhjen për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.