Kovaçevski: Jemi të fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen financiare të familjeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në Forumin 100 Ditë Qeveri, në të cilin përmes formatit pyetje dhe përgjigje, bashkë me zëvendëskryeministrat dhe ministrat, i prezantuan të arriturat në këtë periudhë të punës së pushtetit ekzekutiv.

Kryeministri Kovaçevski para të përfaqësuesve ftuar të korit diplomatik, odave ekonomike në vend, përfaqësuesve të organizatave qytetare dhe medieve, i shpjegoi arritjet e përcaktuara në Programin e Qeverisë në 100 ditët e para në lidhje me prioritetet që u shpallën në fillim të mandatit dhe të cilat ishin të fokusuara në sigurimin dhe vazhdimësinë në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë dhe një të ardhme evropiane të begatë për qytetarët tanë.

Në vazhdim të kësaj kumtese, e përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në Forumin 100 ditë Qeveri:

“Të nderuar,
Ju falënderohem për pjesëmarrjen në Forumin e sotëm me rastin e 100 ditëve të punës së kësaj Qeverie, të cilën kam nderin por edhe përgjegjësinë e madhe që ta udhëheq në kushte të krizës më të madhe globale që kujtojmë në historinë e re.

Këto ditë kam lexuar komente se kjo Qeveri nuk ka pasur fat sepse që nga dita e parë është përballur me sfida të mëdha, krizë ushtarake dhe ekonomike që nuk mbahet mend. Është e vërtetë që sfidat, presioni dhe pritshmëritë janë të mëdha, por është fat që kjo Qeveri ka përgjegjësinë të përballet me të gjitha këto sfida. Është fat për shkak se pohoj me përgjegjësi, se për 100 ditë kemi marrë vendime të vështira, parimore dhe mbi të gjitha shtetërore me të cilat i mbrojmë qytetarët, standardin dhe të ardhurat e tyre.

Prandaj, para se të vazhdoj me prezantimin, dëshiroj që t’u falënderohem të gjithë kolegëve të mi nga Qeveria, të gjithë këshilltarëve dhe të gjithë ekipit që punoi pa u lodhur në këto 100 ditë. Kemi dëshmuar se me menaxhim të mirë, menaxhim të përgjegjshëm të parave të qytetarëve dhe punë të ndershme mund të tejkalohen edhe sfidat më të vështira.

Në fjalimin tim të shkurtër hyrëse, do të fokusohem në masat kryesore që Qeveria ka marrë për zbutjen e pasojave të krizës energjetike, si dhe prioritetet dhe masat që po i marrim në planin afatmesëm dhe afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Prioriteti i parë ka të bëj me mbrojtjen e standardit të jetës së atyre që janë më të cenueshëm dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive.

E dyta ka të bëj me rritjen e qëndrueshme ekonomike, gjegjësisht vazhdimin e programeve për rritjen e prodhimit, eksportit dhe aktivitetit ekonomik në vend.

Prioriteti i tretë fokusohet në rritjen e investimeve në bruto dhe atë investimeve që janë dominuese nga buxheti i shtetit, por edhe të investimeve private si gjenerues të rritjes ekonomike të vendit në afat të mesëm.

Me 26 masat kundër krizës parandaluam ndikimin e rritjes së madhe të çmimeve në kushte të çmimeve historikisht  më të larta të ushqimeve dhe burimeve të energjisë.

Me uljen e TVSH-së dhe akcizave kemi çmimin më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës në rajon. Me uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar nga pesë për qind në zero për qind dhe me kufizimin e marzhave të shitjes me pakicë dhe shumicë të produkteve ushqimore bazë, arritëm që të parandalojmë një rritje të madhe të çmimeve dhe të mbrojmë standardin e jetës së qytetarëve.

Kemi zbutur rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve dhe urimeve të energjisë. Me masat kundër krizës që i kemi vendosur, qytetarët në muaj kursejnë 300 denarë për naftë, 1.500 denarë për ushqim dhe 2.150 denarë faturën e  energjisë elektrike. Efektet e këtyre masave nënkuptojnë kursime prej gati 4000 denarë në muaj për çdo qytetar.

Karakteristikë e kësaj Qeverie është qeverisja dhe puna efikase, e ndershme dhe e përgjegjshme, ndërsa kjo reflektohet edhe në Buxhetin e qëndrueshëm. Në kushte të pandemisë dhe tani në kushte të krizës më të madhe energjetike, nuk ka vonesa në pagesën e pagave, pensioneve, sektori privat dhe degët më të prekura janë mbështetur financiarisht dhe në mënyrë paralele kemi krijuar plane të mëdha afatgjata nga të cilat do të përfitojnë brezat aktualë dhe të ardhshëm.