Kovaçevski: Urime me dëshira të sinqerta për ripërtëritjen e forcës shpirtërore me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me video fjalim ua uroi Fitër Bajramin  të gjithë pjesëtarëve të besimit islam.

Në urim Kryeministri Kovaçevski thekson se Fitër Bajrami është festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore që përforcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet.

 

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim në tërësi tekstin nga urimi i Kryeministrit Kovaçevski me rastin e Fitër Bajramit:

Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vendin tonë, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e festës së madhe fetare myslimane Fitër Bajrami.

Bajrami është festë e ripërtëritjes së fuqisë shpirtërore që forcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxit dëshirën për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet.

Fundi i agjërimit dhe përfitimet e fituara nga muaji i heqjes dorë nga ushqimi dhe qëndrueshmëria, zbukurojnë besimtarët me shpirtin e durimit, vetëmohimit dhe bujarisë për të ndarë të mirat e festës me familjarët, të afërmit, miqtë dhe fqinjët.

Këto vlera këtë vit kanë rëndësi të veçantë për shkak të krizës globale.

Në këto kushte, Fitër Bajrami fton të përballemi me sfidat dhe mbi parimet e respektit dhe solidaritetit për të vazhduar së bashku në rrugën që kemi zgjedhur, të unifikuar dhe të bashkuar.

Po ndërtojmë një shoqëri bashkërisht për të gjithë qytetarët, me shanse të barabarta për të gjithë dhe e di që vetëm së bashku do të mund t'i tejkalojmë të gjitha më shpejt dhe pa dhimbje, madje edhe këto pasoja të krizës.

Në fund më lejoni t’ju uroj që ditët e festës me rastin e Fitër Bajramit ti kaloni në gëzim dhe paqe në shtëpi, me shëndet dhe forcë shpirtërore!

Qoftë e bekuar dhe e gëzuar festa e Fitër Bajramit!