Kovaçevski: Mesazhi për botën si fushë e konkurrencës kulturore ndërmjet kombeve e vendos Goce Dellçevin në mesin e humanistëve botërorë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në tekstin e tij në rrjetet sociale me rastin e 119 vjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit, thekson se ai ishte lider në idenë për shtet të pavarur maqedonas që e ndan me forcat progresive të Ballkanit të atëhershëm, ndërsa idealet dhe angazhimet e tij mbeten edhe sot detyrim i ynë i përbashkët për të vazhduar ta ndërtojmë shtetin si demokratik dhe ekonomikisht të përparuar.


Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim tekstin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski me rastin e 4 majit, ditës së vdekjes së Goce Dellçevit:

Sot, në ditën e vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, ne nderojmë jetën dhe veprën e tij si frymëzues dhe shtytës i organizatës revolucionare maqedonase dhe nderojmë kontributin e tij historik në realizimin e idesë historike e drejta e maqedonasve për të realizuar ëndrrën shekullore për shtet të pavarur.

Mesazhi i tij drejtuar botës si fushë e konkurrencës kulturore ndërmjet kombeve nuk e ka humbur rëndësinë e tij edhe sot e kësaj dite dhe e vendos Dellçevin në mesin e humanistëve botërorë.

Si frymëzues dhe udhëheqës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev gjithmonë ka bërë thirrje për unitet të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, etnike apo politike në sfidat politike të krijimit të shtetit të pavarur.

Goce Dellçevi ishte një lider që mbrojti vlerat për bashkim rreth idesë së një shteti të pavarur maqedonas të përbashkëta nga forcat progresive në të gjithë Ballkanin e atëhershëm,ndërsa idealet dhe angazhimet e tij mbeten detyrimi ynë i përbashkët për të vazhduar ndërtimin e vendit si një vend demokratik dhe vend i avancuar ekonomikisht.