Koalicioni është stabil, mbështetja në Kuvend është më e madhe se më parë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin e TV 21 theksoi se shumica aktuale parlamentare është stabile, duke pasur parasysh se mbështetja e tij në Kuvend është më e madhe në krahasim me Qeverinë e mëparshme.

“Ai stabilitet buron nga fakti se të gjitha partitë politike kanë marrë pjesë në përgatitjen e Programit të kësaj Qeverie. Pra, partitë politike që ishin pjesë e Qeverisë së kaluar dhe partia politike Alternativa e cila iu bashkua Qeverisë në bazë programore. Sepse nga njëra anë kemi një shumicë parlamentare që ka një orientim të qartë perëndimor, e cila ka mbështetur njëzëri harmonizimin e politikës sonë të jashtme me BE-në. E cila dënoi njëzëri sulmin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe që njëzëri zbatoi masat kundër krizës dhe ende i mbart ato në drejtim të mbrojtjes së standardit të jetesës së popullsisë në vitin më kritik dhe një shumicë parlamentare që tashmë po përgatitet për dimrin më të vështirë që e pret Evropën që nga”Lufta e Dytë Botërore”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai shtoi se nga ana tjetër kemi parti politike të cilat merren vesh për bashkëpunim aktiv me Putinin dhe Rusinë.

“Ky është dallimi kryesor në orientimin strategjik të atyre dy koalicioneve, të koalicionit qeveritar properëndimor, i cili është i orientuar drejt mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe përballjes me krizën ekonomike, dhe nga ana tjetër, një koalicion. që është retrograd dhe që është i papërgjegjshëm dhe që kujdeset vetëm për pikat e tij politike gjatë krizës më të madhe", potencoi Kovaçevski.