“Liderët janë njerëz që marrin vendime dhe zgjidhin çështje që i prekin brezat e ardhshëm dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe merren me problemet më të mëdha me të cilat përballen. Nuk është lider ai, që mendon vetëm për reitingun e tij personal dhe që mendon vetëm për atë kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski për TV 21, duke i komentuar njoftimet e opozitës për bllokadë aktive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Duke theksuar se bojkoti do t’i dëmtojë qytetarët në vendin tonë, të cilët i zgjedhin deputetët në Kuvend dhe jo në Qeveri, Kovaçevski vlerësoi se këtë që e bën kryetari i VMRO-DPMNE-së është gjëja më e papërgjegjshme që mund ta bëjë dikush gjatë krizës më të madhe ekonomike botërore pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai përkujtoi se edhe në ditën kur u formua Qeveria e re theksoi se për shkak të kushteve të vështira, rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë, çmimeve të ushqimeve dhe krizës shëndetësore, viti 2022 do të jetë një nga vitet më të vështira.
“Ky do të jetë dimri më i vështirë, ndaj them se kjo sjellje e kryetarit të VMRO-DPMNE-së është papërgjegjësi e jashtëzakonshme. Kuvendi është vendi ku duhet të miratohen ligje, të avancohen ato ligje dhe ku duhet të sillen zgjidhje të shpejta për shkak të përballjes me krizën”, theksoi Kovaçevski në magazinën debatuese “Klik” në TV 21.
“Ai shtoi se në kushte kur shohim se si në Evropë të gjitha subjektet politike bashkohen rreth gjetjes së mënyrave për ruajtjen e standardit të jetesës në vende dhe përmes bashkëpunimit rajonal kërkojnë të sigurojnë energji të mjaftueshme për dimrin e ardhshëm, është e papërgjegjshme të bëhet presion dhe bllokadë e vazhdueshme në Kuvend.
“Megjithatë shantazh ose për këtë do të diskutohet ose nuk do të ketë takim, unë nuk pranoj. Kërcënime, kërcënime infantile, numërojmë mbrapsht, ato janë kohëra të kaluara. Ne jemi shtet demokratik, nëse kryetari i VMRO-DPMNE-së mendon se ende po jeton në kohën e paraardhësit të tij dhe mentor aktual kur organizoheshin në dy vite zgjedhje, atëherë kur atij i përshtatet atëherë gënjehet. Ky vend nuk është më një shtet i robëruar, as një regjim hibrid, ky është një shtet demokratik sipas hulumtimit të pavarur të ECONOMIST, shtet në të cilin të drejtat e gazetarëve janë avancuar sipas raportit Reporterë pa Kufij dhe asnjëherë më nuk do kthehet në atë kohë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në emisionin TV21.