Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në intervistën për TV 21, theksoi se ka filluar procesi i reformave në administratë dhe se tanimë ka pilot ministri ku do të fillojë riorganizimi dhe avancimi i proceseve.
“Tashmë është hapur procesi i harmonizimit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive, për të përcaktuar së pari sasinë e mjeteve që do të shfrytëzohen për rritjen e pagave, si dhe metodologjia e re për rritjen e pagave që do të mundësojë edhe rritjen e produktivitetit në sektorin publik”, tha Kovaçevski.
“Kjo nuk do të thotë apriori që dikush do të humbasë punën, por në çdo rast do të thotë optimizëm, domethënë avancim i punës, vlerësim më i mirë, rritje e performancave, sepse ju mund të kërkoni tërë kohën pagë më të madhe, por kjo duhet të mbështet me performaca të caktuara”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se bashkë me procesin për arritjen e një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive, po punohet edhe për përgatitjen e një ligji të ri për pagat në sektorin publik.
“Në këtë moment kemi anëtarë të këshillave drejtuese që gjenerojnë humbje, ndërsa të cilat kanë paga më të larta nga Presidenti i shtetit, nga kryetari i Gjykatës Supreme dhe nga Kryetari i Qeverisë.
Unë si kryetar i Qeverisë kërkova që t’i dorëzojnë kontratat për menaxhim të cilat i kanë ndërmarrjet publike dhe morëm përgjigje se ato janë kontrata menaxhimi rreptësisht konfidenciale. Prandaj, Komisionit për Sistemin Ekonomik të Qeverisë i është dhënë detyrë që t'i sigurojë këto kontrata me një detyrë të qartë: Në periudhën deri në fund të vitit të përpilohet një ligj për pagat, me të gjitha konsultimet e nevojshme, në të cilat në sektorin publik do të dihet se cila është paga më e lartë dhe pastaj do të harmonizohen pagat e tjera”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se kjo është një mënyrë e zbatuar në shumë vende evropiane.
“Ekziston edhe një mospërputhje e madhe te pagat e kuadrit drejtues, megjithatë edhe te punonjësit në ministri të ndryshme. Përdoren marrëveshje të përgjithshme kolektive të pa rishikuara të sindikatave të ndryshme të degëve, të cilat në mënyrë të ndryshme i përcaktojnë pagat. Kjo duhet të harmonizohet sepse është e mirë për punonjësit, por është e mirë edhe për rritjen e nivelit të shërbimeve që u jepen qytetarëve.
Mos të harrojmë pagën në sektorin publik e paguajnë njerëzit e sektorit privat. Ne kemi 435 mijë të punësuar në sektorin privat, të cilët u paguajnë paga 132 mijë punonjësve në sektorin publik”, tha Kryeministri Kovaçevski.