Kryeministri Dimitar Kovaçevski vizitoi kompaninë gjermane të industrisë automobilistike “Markart” dhe bashkë me ambasadoren Anke Hollshtajn dhe menaxhmentin e fabrikës e theksuan rëndësinë e investimeve të reja, inovacioneve, zhvillimit teknologjik dhe punësimeve në kushte të krizës më të madhe botërore me të cilën përballet bota në historinë e fundit.
Kryeministri Kovaçevski në deklaratën për mediat, tha se kompania “Markart”, e cila ekziston në treg pothuajse një shekull, është shembull e një historie të suksesshme që filloi me dy punonjës, për sot është një kompani globale me 21 lokacione, në 4 kontinente, me më shumë se 10,200 punonjës dhe shitje prej 1.3 miliardë euro.
“Padyshim e them këtë, sepse dëshiroj t’u jap një motiv të gjithë sipërmarrësve, të gjithë rinjve tanë të mençur dhe të zgjuar dhe në kushte të krizës më të madhe të historisë së fundit, të investojnë në njohuritë e tyre dhe mos të heqin dorë nga realizimi i ideve dhe planeve. Gjatë vizitës së prodhimit të kompanisë “Markart” bisedova edhe me punonjësit që prodhojnë prodhime me vlerë të shtuar të lartë, punojnë në teknologjinë më bashkëkohore dhe më të avancuar me kushte të respektuara të sigurisë dhe shëndetit në punë. Në mënyrë shtesë këtu bëhet kujdes edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Edhe në kushte të krizës më të madhe botërore, numri i të punësuarve rritet, kështu që për momentin, këtu punojnë 670 bashkëqytetarë tanë, të cilët prodhojnë pjesë të automobilave për marka të njohura si BMW, Mercedes, Jaguar, Land Rover, Opel. , Porshe, Lamborgini dhe kanë pagë mesatare mbi 500 euro. Ky është qëllimi i Qeverisë, pagë minimale mesatare prej 30.000 denarë, ndërsa statistika i regjistri të dhënat dhe paga mesatare në vend afrohet deri në 30.000 denarë.
Paralelisht me rritjen e mesatares, e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe kemi vendosur një metodologji me të cilën e njëjta do të rritet në vazhdimësi”, tha Kovaçevski dhe shtoi se kjo kompani zbaton arsim të dyfishtë të cilin Qeveria e mbështet fuqishëm.
Volfgang Aiher, menaxher i përgjithshëm i “Markart”, deklaroi se njëkohësisht po përballemi me kriza serioze, kalojmë një vit të vështirë, më të vështirë se viti 2020 dhe 2021.
“Tani është shumë e rëndësishme të ruhet një ekuilibër i kursimeve dhe investimeve. Ndërgjegjësimi për gjenerimin e kursimeve dhe përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit duhet të vendoset në nivelin më të lartë. Mund të them me krenari se këtu në Markart kemi njerëzit e duhur për sukses. Këta janë njerëz që jo rastësisht janë pjesë e ekipit. Njerëz të zgjedhur që u rritën me Markart ose njerëz që njohën vlerat dhe kulturën e tyre me ato të kompanisë dhe kështu iu bashkuan ekipit. Të punosh në një kompani që zbaton teknologjinë më të fundit, një kompani që ofron trajnime dhe zhvillim në karrierë, që kujdeset për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e punonjësve të saj është një privilegj dhe kënaqësi e madhe për çdo staf të ri të arsimuar. Është kënaqësi e madhe që sot kam mundësinë t'ia prezantoj kompaninë tonë Kryeministrit Kovaçevski, ta njoh me proceset e prodhimit, produktet dhe klientët, mënyrën e funksionimit, teknologjitë e zbatuara dhe programet dhe projektet. Sigurisht, shpresojmë ta dërgojmë me përshtypje pozitive dhe të lëmë hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm të ndërsjellë”, theksoi Aiher.
Ambasadori Hollshtain tha se industria e automobilave është zemra e bashkëpunimit ekonomik dypalësh mes dy vendeve tona.
"Kur ngasni një makinë, ka shumë të ngjarë që butoni dhe sensori që shtypni të jenë prodhuar me teknologjinë më bashikëkohore dhe më të avancuar në Maqedoninë e Veriut," tha Hollshtain.