Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mori pjesë në ngjarje ku u prezantuan disa nga avionët dhe pajisjet tjera ushtarake të ushtrive të vendeve aleate pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake “Përgjigje e Shpejtë 22” ose “Swift Response 22”, si më e madhja e realizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Ngjarja, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar Kejt Mari Bërnz dhe Rejçëll Gallouej, si dhe përfaqësues të lartë të ushtrive pjesëmarrëse, ishte e hapur për qytetarët që kishin mundësi nga afër të shikojnë performancën e avionëve të paraqitur dhe pajisjeve të tjera ushtarake.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Dimitar Kovaçevksi në tërësi:
“Është kënaqësi të jesh këtu, në Aeroportin Sportiv Stenkovec. Sapo e ndoqëm shfaqjen e avionit në kuadër të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 22” ose “Swift Response 22”. Stërvitja më e madhe ushtarake e zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Quick Response 22” zbatohet në tre rajone: në rajonin e Arktikut, Ballkanit dhe Baltikut dhe përfshin rreth 4.600 trupa nga 8 vende të ndryshme aleate. Maqedonia e Veriut, si nikoqire e një stërvitje të madhe dhe komplekse të NATO-s, tregon edhe një herë se aftësitë tona të ushtrisë janë të gatshme dhe operacionale për t’iu përgjigjur operacioneve si të gjitha ushtritë tona aleate.
Stërvitja demonstron plotësisht kapacitetet dhe aftësitë e qendrës për trajnim të Krivollakut. Po aq e rëndësishme, kjo stërvitje dëshmon bashkëpunimin dhe frymën e unitetit në Aleancë, sepse në të bashkëpunojnë dhe përmirësohen pjesëtarët e armatës maqedonas, por edhe ata amerikanë, britanezë, francezë, italianë, malazezë, grekë dhe shqiptarë.
Kjo gatishmëri kolektive dhe interoperabilitet e bën NATO-n aleancën më të fortë në historinë bashkëkohore botërore, me dimensione transatlantike. Sot, duke parë situatën në Ukrainë, shohim se pse kjo gatishmëri është më se e nevojshme.
Kësaj stërvitjeje i ka paraprirë ushtrimi “Shkëlqimi 22” ku batalioni i këmbësorisë është vlerësuar me nota të larta pozitive. Këto vlerësime tregojnë se ne jemi të gatshëm të veprojmë së bashku me aleatët tanë në përputhje me standardet e vetme. Ne jemi gati për veprim të përbashkët në përballje me kërcënimet bashkëkohore të sigurisë.
E përshëndes përkushtimin e ushtrisë sonë. Pas anëtarësimit të plotë dhe integrimit më të shpejtë ushtarak të një shteti anëtar deri më tani, Armata vazhdon me një hap të përshpejtuar në stërvitjen e saj.
Ky është një nga përfitimet e aleancës së NATO-s. Armata na forcon, ndaj ne garantojmë siguri në vend. Në të njëjtën mënyrë që të gjithë aleatët e NATO-s janë të bashkuar në politikë, ata janë të bashkuar edhe në mbrojtjen ushtarake.
Uniteti i Aleancës është karakteristika më e fortë e NATO-s. Fakti që të gjithë aleatët janë të bashkuar në pikëpamjet e tyre, në vendimet e tyre, e bën NATO-n të bashkuar dhe të fortë.
Kjo stërvitje është manifestim i aftësive të Armatës së Maqedonisë së Veriut, sepse është rezultat i një procesi të gjatë planifikimi. Ai u zhvillua në përputhje me planin stërvitor njëvjeçar të Armatës dhe Forcave Ajrore të SHBA-ve.
Ekspozita dhe fluturimi dukeshin mbresëlënëse dhe përgëzoj ministrin dhe ambasadorët për organizimin e shkëlqyer.
Ne vazhdojmë së bashku në ndërtimin e një mbrojtjeje të fortë. Edhe Maqedonisë së Veriut edhe Aleancës”.