Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili ishte i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, nga ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski dhe nga zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, vendosën kurora me lule të freskëta para përmendores “Çlirimtarët e Shkupit” në oborrin e Qeverisë me rastin e 9 Majit – Dita e fitores ndaj fashizmit dhe Dita e Evropës.
Vendosja e luleve në përmendoren “Çlirimtarët e Shkupi” është pjesë e aktiviteteve përkatëse për nder të Ditës së fitores ndaj fashizmin dhe Ditës së Evropës,për të nderuar të gjithë ata që morën pjesë në fitoren mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, si dhe për të gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e Bashkimin Evropian.
Kurora me lule të freskëta në përmendoren "Çlirimtarët e Shkupit" vendosën edhe delegacionet e Unionit të Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Popullore-Çlirimtare, Delegacion i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Armata e Maqedonisë së Veriut, kori diplomatik, si dhe parti politike dhe organizata të tjera të shoqërisë civile.