Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në ceremoninë me rastin e 9 Majit – Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, që u mbajt në oborrin e Qeverisë.
Solemniteti me rastin e 9 Majit filloi me vendosjen e kurorave me lule të freskëta para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit” për festimin e festave – Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës, si dy ngjarje historike të ngulitura në ekzistencën Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilat qytetarët e vendit tonë, bashkë me popujt e vendeve tona aleate dhe partnere në NATO dhe BE, i festojnë si vlera të përbashkëta.
Në solemnitetin para Qeverisë fjalime mbajtën edhe kryetari i Unionit të Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Popullore Çlirimtare të Maqedonisë Dr. Nikolla Stojanovski, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Brnz dhe ambasadori i Basdhkimit Evropian, Dejvid Gir.
Në vazhdim të kumtesës e përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
“Sot shënojmë dhe festojmë një ditë madhështore – 9 Majin, si Dita e fitores mbi fashizmin dhe si Dita e Evropës.
9 Maji është datë për dy ngjarje madhore në historinë e Evropës dhe të vendit tonë.
Dita e sotme është shënuar me shkronja të arta në historinë e Evropës së përparuar dhe evropianëve.
Kjo është dita kur i nderojmë dhe përkulemi para veprës së madhe të pjesëtarëve të njësiteve partizane të Luftës Popullore Çlirimtare të cilët me dy mbledhjet e KAÇKM-së e përfunduan luftën dhe aspiratën shekullore të popullit maqedonas për shtet të pavarur.
Vepër të cilën sot e festojmë si fitoren tonë të përbashkët me forcat aleate mbi fashizmin dhe me popujt përparimtarë të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lufta e Dytë Botërore në territorin e Maqedonisë përfundoi me rreth 25.000 luftëtarë të vrarë dhe viktima të tjera.
Bashkëqytetarët tanë të asaj kohe, pjesëtarë të të gjitha bashkësive etnike, dhanë jetën e tyre sepse zgjodhën të qëndrojnë në anën e forcave aleate, antifashiste, të cilët vendosën të bashkohen dhe t’u bëjnë pengesë okupatorëve fashist.
Nga aspektin e sotëm është me rëndësie të madhe historike që krijimi i shtetit maqedonas u arrit edhe me pjesëmarrjen e njësive partizane në anën e aleancës antifashiste.
Zgjedhja e popullit maqedonas, bashkë me të gjitha popujt e tjerë, ishte që shteti maqedonas të krijohej si shtëpi e lirisë.
Shtëpi siç është sot Bashkimi Evropian, siç është Evropa e përparuar dhe progresive.
Për këtë shkak sot kemi arsye të forta, të mëdha për të festuar dhe për të qenë pjesë e festimeve në të gjithë Evropën.
Të festojmë fitoren mbi fashizmin dhe të kremtojmë idenë e madhe të Evropës.
Për këtë arsye 9 maji është dita kur festojmë edhe një tjetër ngjarje historike të ngulitur në themelet e historisë së pasluftës të Evropës.
Sot shënojmë 72-vjetorin e ditës kur më 9 maj të vitit 1950, pas dy luftërave katastrofike botërore që gjunjëzuan Evropën dhe fashizmi që tmerroi njerëzimin, ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Robert Shuman, bëri thirrje të fillojë ndërtimi i një Evrope të re.
Duke ndjerë përgjegjësi për rëndësinë se çfarë të ardhme do t’u ofrojnë qytetarëve të tyre, vendet evropiane që e kanë pranuar këtë thirrje, kanë pranuar gjithashtu se kanë një histori të përbashkët dhe kanë hyrë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.
Shtatë vjet më vonë, gjashtë vende evropiane themeluan Komunitetin Ekonomik Evropian me Marrëveshjen e Romës dhe filluan procesin e integrimit evropian që është ajo sot përfaqëson Bashkimin Evropian.
Evropa sot nuk është vetëm gjeografi. BE nuk janë vetëm institucionet në Bruksel dhe Strasburg. Evropa dhe Bashkimi Evropian janë koncepte të bazuara në besimet dhe bindjet e përbashkëta thelbësore për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, një ekonomi tregu dhe realizim i mundësive të drejta ekonomike të bazuara në solidaritet.
Të bashkuar rreth këtyre vlerave mund të përballemi me sfidat e kohës sonë. Le të tregojmë së bashku se jemi gati të bëjmë një hap historik dhe të fillojmë bisedimet e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Me kufijtë e rinj, Bashkimi Evropian do të bëhet një lojtar edhe më i madh ekonomik dhe politik në skenën botërore, sepse Evropa ka mësuar se stabiliteti i kontinentit është në stabilitetin e tërësisë së tij.
Ne, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kemi zgjedhur Evropën dhe Bashkimin Evropian sepse ato janë të ndërtuara mbi vlerat në të cilat ne besojmë dhe i praktikojmë.
Prandaj, kur themi se BE-ja është zgjedhje e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, themi se është zgjedhje për një Evropë ekonomikisht më të fortë. Një zgjedhje për një Evropë më të drejtë dhe më të sigurt që na përket të gjithëve.
Kjo është arsyeja pse ne jemi krenarë për këtë zgjedhje. Ne kemi zgjedhur të ardhmen. E ardhmja e Bashkimit Evropian - një e ardhme që i përket çdo qytetari evropian.
Të nderuar,
Me idenë e Bashkimit Evropian, liderët e vendeve evropiane kanë zgjedhur të zgjidhin në tavolinë të gjitha mosmarrëveshjet, jo në fushëbetejë. Prandaj menduam se nuk do të kishte më luftë në tokën evropiane. Por sot për fat të keq jemi dëshmitarë se i është shkelur e drejta e çdo vendi për të ruajtur sovranitetin dhe e drejta për të zgjedhur lirisht orientimin e politikës së jashtme dhe politikat e veta të sigurisë.
Prandaj, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, ne qëndrojmë fuqishëm në pozicionin e parandalimit të krizave të sigurisë që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin botëror. Ne monitorojmë dhe kundërshtojmë operacionet që synojnë provokimin e një krize sigurie që do të ndikojë në stabilitetin dhe prosperitetin dhe do të krijojë një dilemë mbi rolin strategjik të NATO-s dhe BE-së në rajonin tonë.
Për këtë qëllim, aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të ndërtohet mbi historinë tonë të suksesit të ndarjes dhe ndarjes së vlerave mbi të cilat është ndërtuar aleanca më e fuqishme e sigurisë ushtarake e NATO-s.
Me pjesëmarrjen tonë të përbashkët në misionet e NATO-s dhe duke mbështetur aktivitete të tjera të Aleancës, ne së bashku trajtojmë sfidat gjeopolitike dhe kontribuojmë në reduktimin e rreziqeve dhe kërcënimeve që mund të sjellin paqëndrueshmëri në rajonin tonë ose në Maqedoninë e Veriut.
Në pesë vitet e fundit, pas të gjitha vështirësive dhe tundimeve, ne kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj dhe të guximshëm për ta bërë vendin tonë një shtëpi evropiane për të gjithë, sepse Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të jetë gjithmonë Evropë.
Është zgjedhja jonë për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të rinjtë tanë dhe për të gjithë brezat tanë të ardhshëm.
Të bashkua në këtë zgjedhje rreth vlerave evropiane, ne mund të përballemi me sfidat e kohës sonë.
Sot ky është patriotizmi ynë.
Me një ndjenjë të tillë dhe me një qasje të tillë, sot mund të urojmë me krenari Ditën e fitores ndaj fashizmin dhe Ditën e Evropës.
Gëzuar 9 Maji, Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës!