Kovaçevski nga Kolegji Amerikan: Përfitimet ekonomike nga anëtarësimit në BE janë nxitje për avancimin e bisedimeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të Universitetit Amerikan Kolegj, ku ishte shef i Katedrës për Marketing të Fakultetit të Ekonomisë Afariste dhe Shkenca Organizative para se ta merr funksionin Kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti ligjëratë nderi me temë “Analiza e përfitimeve ekonomike dhe efekteve nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian” me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës.

Kryeministri Kovaçevski në ligjëratën e tij para studentëve theksoi se edhe pse fillimi i bisedimeve i Maqedonisë së Veriut me BE-në është shtyrë pas vendimit të Brukselit prej më 20 mars 2020 për mbajtjen pa kushte të Konferencës ndërqeveritare për fillimin e procesit aderues për anëtarësim në BE, kjo edhe më tej mbetet detyrë prioritare e tërë ekipit qeveritar.
 

“Edhe në këto kushte të obstruksioneve gjatë tre viteve të fundit, Maqedonia e Veriut shënon progres intensiv në pjesën e integrimeve evropiane dhe vjen koha që kjo të verifikohet. E dimë se shpejtësia e progresit tonë do të varet nga dinamika e reformave, gjegjësisht nga shpejtësia dhe shkalla në të cilën shoqëria si tërësi do të përfshihet në ato procese dhe do të reformohet”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se anëtarësimi në BE sjell përfitime për vendin që bëhet anëtar në çdo aspekt dhe nga përvojat e vendeve që janë anëtarësuar në BE vërehet rritje e aktivitetit ekonomik, rritje e tregtisë, rritje e investimeve të huaja dhe punësim më i lartë.

 

“Krahas rritjes së aktivitetit ekonomik dhe indikatorëve të përmirësuar ekonomikë, anëtarësimi në BE zakonisht përfaqëson edhe sundim më të mirë të drejtësisë, stabilitet politik, cilësi të rregullativave, nivel më të ulët të korrupsionit dhe kapacitet të lartë të institucioneve dhe shërbime cilësore për qytetarët”, theksoi Kovaçevski.
 
Gjatë ligjëratës së nderit për përfitimet e anëtarësimit në BE,
Kryeministri Kovacevski foli përmes një analize krahasuese të përvojave të vendeve që u anëtarësuan në BE në maj të vitit 2004 - Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia, Qiproja dhe Malta, për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u bënë anëtare në janar të vitit 2007 dhe për Kroacinë, e cila u bashkua BE në korrik  të vitit 2013.

Kovaçevski theksoi se anëtarësimi në BE i këtyre vendeve solli ritme më të larta të rritjes ekonomike, uli ndjeshëm papunësinë, solli më shumë investime të huaja të drejtpërdrejta, përmirësoi konkurrencën, tregtinë e jashtme dhe rriti standardin e jetesës së qytetarëve.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski potencoi se suksesi i gjeneratave të vendit tonë me anëtarësimin në NATO, duhet të jetë nxitje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.