Mbledhja e rregullt e 44-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 10.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 44-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do ta shqyrtojë Informacionin për lehtësimin e kritereve për linjë kreditore nga mjetet e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e ndërmarrjeve me veprimtari nga fusha e bujqësisë me qëllim rritje e prodhimit të produkteve bujqësore dhe përpunimeve të tyre.

Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet Raporti vjetor për punën e Qendrës Nacionale Koordinuese për Menaxhim Kufitar të përgatitur nga Qendra.

Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme, e cila do të fillojë në orën 12:30, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.