Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për televizionin Sitel tha se Qeveria që nga dita e parë e krizës energjetike dhe ekonomike, kur për shkak të luftës në Ukrainë u ngritën çmimet e produkteve dhe shtetet vendosën ndalimin e eksportit për të mbrojtur çmimet rezervë që i kanë, ministrat dikasterial bisedojnë me fqinjët dhe marrin vendime konkrete.
“Konkretisht, tregtia bëhet përmes kompanive private sepse të gjitha vendet kanë një rregullim liberal të tregut. Ne kishim mungesë të naftës së parafinuar, Serbia e kishte ndaluar eksportin e naftës së parafinuar. Ata eksportuar te ne të rafinuar, ndërsa ministrat dikasterial nga Qeveria, përmes kontakteve të vazhdueshme, kanë arritur të sigurojnë vaj të parafinuar, lëndë të para për kompanitë tona”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se Shqipëria ka problem me vajin e rafinuar, ndërsa ne kemi dhe nuk do të çrregullojë tregun në shtet në rast se ju japim.
“Sado që të kesh në rezercvë, nuk e ul çmimin e vajit, sepse lënda e parë nga e cila prodhohet vaji është rritur në mënyrë dramatike në tregun botëror”, tha Kovaçevski për çmimin e vajit për gatim në “Tema e Dita" në lajmet në TV "Sitel" ku u diskutua për zhvillimet e fundit.
Ai shtoi se ekonomia nuk duhet të politizohet, duke sqaruar se kushdo që di të kyçet çdo ditë në bursa, do të shohë saktësisht se për momentin ka një nivel vazhdimisht të lartë të energjencave, gjegjësisht të çmimit të naftës, ne kemi historikisht nivelin më të lartë të energjisë elektrike dhe nëse shikoni çmimet e drithrave, elbit, lulediellit, atëherë do të shihni se ato çmime janë në mënyrë dramatike më të larta se çmimet normale që ishin.