Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë dhe kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefan.
Në takim Kryeministri Kovaçevski uroi për lajmin e mirë për vendimin e Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike, me të cilin Kisha Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit pranohet në bashkësinë eukaristike me kishat e tjera ortodokse.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se bëhet fjalë për vendim historik dhe njohje e shumëpritur shekullore për ekzistimin e Kishës Maqedonase Ortodokse, pasardhëse e Kryepeshkopatës së lashtë të Ohrit.
Me këtë vendim të Patriarkanës Ekumenike, në takim u theksua, hierarkët e KOM-AO, priftërinjtë dhe murgjit, si dhe besimtarët ortodoksë në vendin tonë kan; të drejtën të marrin pjesë në unitetin liturgjik me kishat e tjera ortodokse.
Kryeministri Kovaçevski në takim me Kryepeshkopin e Ohrit dhe Maqedonisë dhe kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit z.z. Stefan, theksoi se ky vendim historik është marrë kur ky brez hierarkësh udhëheq me KOM-AO dhe klerin ortodoks, monastizmin dhe popullin ortodoks dhe se është marrë me komunikim intensiv me Patriarkanën Ekumenike në 4 vitet e fundit, në të cilin kontribuan edhe përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Në atë drejtim ishte edhe letra e Kryeministrit Kovaçevski në fillim të mandatit të tij drejtuar Patriarkut të Patriarkanës së Kostandinopojës, Shenjtërisë së tij Bartolomeut, në të cilën ai edhe një herë i bën thirrje Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvisë së Ohrit që të pranohet në unitet eukaristik me Kisha Amë si zgjidhje për këtë çështje të gjatë kishtare në vendin tonë.