Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp, informuan për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e 44-të të Qeverisë dhe iu përgjigjën pyetjeve me interes për opinionin dhe mediat.
Në konferencën për shtyp u informua për vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së vendimit për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit i miratuar në bazë të gjendjes aktuale stabile me këtë produkt.
Me prodhimin aktual vendor të vajit të lulediellit, siç u theksua, në tregun vendor ka furnizim të rregullt. Sasitë ekzistuese tregojnë një gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka nevojë të krijohen rezerva të vajit të lulediellit për gatim.
Në konferencën për shtyp zëdhënësit informuan se në mbledhjen e 44-të u miratua Vendimi për përcaktimin e numrit të ditëve mësimore për vitin shkollor 2021/2022 në shkollat e mesme me të cilin përcaktohet se numri i ditëve mësimore në këtë vit vijues në shkollat e mesme është 146-të ditë mësimore andaj dhe nuk do të ketë vazhdim të vitit shkollor.
Nga fusha e arsimit, ministrat në Qeveri e shqyrtuan dhe e miratuan për Informacionin për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për grant për projektin “Rehabilitim të objekteve të edukatës fizike në shkollat fillore dhe të mesme dhe furnizimi m e pajisje sportive në Maqedoninë e Veriut”, ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës – CEB. Granti me vlerë prej 3 milionë euro nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), me të cilat parashihet rikonustrimi i 30 sallave ekzistuese sportive në shkollat fillore dhe të mesme dhe furnizim me pajisje sportive të 50 sallave ekzistuese sportive në shkollat fillore.
Në pyetjen gazetareske nëse ndërprerja e furnizimit me gaz nga Ukraina do të ketë pasoja për vendin tonë dhe nëse kemi alternativë për furnizim me gaz, u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk furnizohet me gaz nga gazsjellësi që kalon përmes Ukrainës dhe se sasitë e nevojshme të ofruara nga kompanitë që shpërndajnë gazin në vendin tonë dhe se nuk ka vend për t'u shqetësuar për mungesën e gazit.
Në pyetjen rreth qëndrimit të Kryeministrit të Malit të Zi, Abazoviq se e mbështet konceptin Ballkan i Hapur, u theksua se “Ballkani i Hapur kujdeset për politika të dyerve të hapura ndaj të gjitha vendeve në rajon dhe se qëndrimi i tillë i liderëve nga rajoni sjell vetëm përfitime dhe evropeizmin e vendeve. Siç u informua, në samitin e Ballkanit të Hapur që do të mbahet në qershor në Republikën e Maqedonisë e Veriut do të ftohen edhe liderët e Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës.
Në interes të gazetarëve se cilat janë pasojat nga bllokimi në Kuvend nga ana e opozitës u konfirmua qëndrimi se Qeveria dhe politikanët duhet t’i zgjidhin problemet dhe jo të bojkotojnë. Për shkak të këtij qëndrimi të opozitës, siç u kumtua, 20 ligje cilësore në interes të qytetarëve janë të bllokuara në kushte të krizës ekonomike.
Në interesin e mediave nëse propozimi i Presidentit francez Makron për bashkësi evropiane paralele do të ndikojë në kontestin maqedonas-bullgar, zëdhënësit informuan se këtë propozim Qeveria e sheh si mundësi për bashkimin e vendeve që nuk kanë arritur të hyjnë në bllok duke pasur parasysh situatën e re të krijuar gjeopolitike.
Siç theksuan, ajo nxitet nga nevoja për të ofruar një lloj mbrojtjeje, perspektivë evropiane dhe mundësi për ndërlidhje dhe bashkëpunim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë me Unionin, pa pritur të plotësohen të gjitha kriteret e nevojshme për vendet kandidate për anëtarësim.
“Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e partnerëve evropian, të cilët besojnë se duhet të fillojmë menjëherë negociatat, ndërsa Qeveria vazhdon dialogun me Bullgarinë fqinje për të gjetur një zgjidhje dinjitoze dhe evropiane, e cila do të tërheq veton dhe do të jep datën e shumëpritur për fillimi i negociatave me Unionin”, informuan zëdhënësit.