Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në Bruksel, ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, në të cilin të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se lufta në Ukrainë ka imponuar përshpejtimin e nevojshëm të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.
Gjatë bisedës, Kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së Mirosllav Lajçak ranë dakord se lufta në Ukrainë imponoi përshpejtimin e nevojshëm të procesit të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe negociata urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në takimin me Lajçak ka theksuar se pret mbështetje shtesë nga Brukseli për dialogun Shkup-Sofje për të përcaktuar kornizën negociuese në mënyrë që sa më shpejt të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me Komisionin Evropian si fillim i procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.