Kryetari i Qeverisë,Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve theksoi se është absolutisht e papërgjegjshme bojkotimi dhe bllokimi i Kuvendit në kohë krize.
“Qytetarët nuk e meritojnë këtë. Deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm sepse nuk zgjidhen nga partitë politike por nga qytetarët. Aty duhet të jenë 24 orë siç thuhet në Rregulloren e Kuvendit sepse Kuvendi praktikisht është në seancë të përhershme dhe duhet të marrë vendime që do të jenë më të mira për të gjithë qytetarët në vend”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se edhe përkundër bllokadës së Kuvendit nga VMRO-DPMNE-ja, por jo nga e gjithë opozita, ai ende funksionon.
“Në mbledhjen e kaluar u miratua rendi i ditës dhe u votuan disa nga pikat për të cilat ishin plotësuar kushtet për miratimin e tyre. Pastaj shohim se Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërime tashmë ka nisur debati për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, ku të gjitha partitë politike kanë dhënë emrat e tyre dhe sipas mendimeve të opinionit profesional, këta janë persona që propozohen nga deputetët dhe të cilët a do të ketë një debat të vlefshëm dhe për të cilin vijon zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues.
Çdo parti politike duhet të jetë e përgjegjshme dhe të japë maksimumin për të marrë masa dhe miratuar ligje që lehtësojnë jetën e përditshme dhe që kujdesen për ruajtjen e standardit të popullatës”, tha Kovaçevski.
“Nuk ka ligje që nuk prekin proceset sociale në kuptimin pozitiv dhe këtu Kuvendi nuk mund të konsiderohet supermarket ku dikush do të vendosë se cili ligj do të kalojë e cili jo. Çdo zgjidhje ligjore përmban ose promovimin e proceseve të caktuara ose promovimin e disa të drejtave të qytetarëve apo kompanive në vend sepse jo të gjitha ligjet vlejnë ekskluzivisht për qytetarët por ka shumë zgjidhje ligjore që i referohen kushteve më të mira të komunitetit të biznesit në shtet”. theksoi kryeministri Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se ekzistojnë një sërë grupesh të caktuara në shoqëri që duhet të adresohen dhe se ekzistojnë një sërë zgjidhjesh ligjore që janë të rëndësishme për përparimin e shoqërisë dhe harmonizimin me direktivat e BE-së.