Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim me Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq.
Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministrja Bërnabiq në këtë takim, ku morën pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, rikonfirmuan marrëdhëniet shumëvjeçare dhe tradicionalisht të mira dypalëshe, të cilat po forcohen edhe më shumë nga viti në vit përmes dialogut politik intensiv dhe miqësor të konfirmuar nga takime të rregullta dhe të shpeshta dhe vizita të nivelit të lartë.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve vazhdon në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.
Rëndësi të veçantë, u tha në takim, ishte ndihma dhe mbështetja nga Republikës së Serbisë gjatë krizës me KOVID-19 kur ky vend ndihmoi në përballimin e pandemisë me vaksina dhe ndihma të tjera mjekësore.
Në takimin me Kryeministren e Republikës së Serbisë, Kovaçevski falënderoi për heqjen e ndalesës për eksportin e drithërave dhe vajit për gatim, me çka tregoi mirëkuptim dhe solidaritet si pjesë e përkushtimit për bashkëpunim në rajon.
Kryeministrat e Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Kovaçevski dhe Bërnabiq, theksuan komunikimin dhe partneritetin në nivelin më të lartë në kuadër të Iniciativës Ballkan i Hapur si një nxitje shtesë për bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë dhe zbatimin e vlerave evropiane në rajonin tonë.
Në takim u bë fjalë edhe për gatishmërinë e të dyja palëve për organizimin e mbledhjes së tretë të përbashkët të dy qeverive si një shtysë pozitive për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik.
Serbia është partneri i tretë tregtar më i madh i Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiq deklaruan se vlera totale e shkëmbimit tregtar prej mbi 1 miliardë dollarë, që u rrit gjatë pandemisë është një shenjë e qartë se bashkëpunimi ekonomik duhet të vazhdojë të përmirësohet me B2B takime dhe forume biznesi të vazhdueshme, si dhe rrjete të përbashkëta për të hyrë në tregje të treta.
Si veçanërisht të rëndësishme për ndërlidhjen e rajonit u vlerësuan projektet infrastrukturore dhe hekurudhore në Korridoret 10 dhe 8.
Lidhur me integrimin evropian të rajonit, kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiq thanë se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut dhe Serbia të fillojnë negociatat me BE-në dhe se ky hap do të jetë një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin në aspektin e tij gjeostrategjik, rëndësinë dhe stabilitetin.
Në takim u vlerësua si pozitiv momenti i raporteve mes KOM-AO dhe KOS për tejkalimin e çështjeve të ndërsjella.