Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në samitin e Panelit “Maqedonia 2025” kushtuar situatës aktuale ekonomike dhe zgjidhjeve për prioritetet ekonomike i theksoi si prioritete kyçe për të cilat është angazhuar Qeveria.
“Prioriteti i parë është mbrojtja e standardeve të jetesës së atyre që janë më të cenuarit dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive. E dyta i referohet rritjes së qëndrueshme ekonomike, pra vazhdimit të programeve për rritjen e prodhimit, eksporteve dhe aktivitetit ekonomik në vend dhe prioriteti i tretë fokusohet në rritjen e investimeve bruto dhe të investimeve që dominojnë nga buxheti i shtetit, por edhe të investimeve private si gjenerator i rritjes ekonomike të vendit në afat të mesëm”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski lidhur me krizën aktuale ekonomike dhe energjetike, potencoi se për tu tejkaluar pasojat që janë pjesë e ndërprerjes në vendi që nga periudha e pavarësisë, Qeveria është fokusuar në investimin e sistemeve moderne energjetike, digjitalizimin dhe reformat e arsimit në aspektin e edukimit të kuadrit arsimor të nevojshëm për tregun dhe zhvillimit modern teknologjik.
Kovaçevski theksoi se bashkëpunimi rajonal është orientimi ynë strategjik dhe BE-ja është përkushtimi ynë pavarësisht nga të gjitha pengesat në rrugën tonë për anëtarësim në BE.