Kovaçevski: Me politika të suksesshme e ruajtëm standardin e qytetarëve dhe i zbutëm pasojat nga kriza

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në debatin organizuar nga “Maqedoni 2025” kushtuar “Platformës për ardhmëri me prosperitet”, theksoi se Qeveria që e udhëheq, si social-demokrate, ka disa postulate mbi të cilat ndërton politikën ekonomike dhe shtoi se prioritet në këto politika janë kthimi i parave te qytetarët.“Ne e pranuam mandatin në një kohë sfidash të jashtëzakonshme kur pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike, si dhe inflacionit në rritje duhet të anulohen. Mendoj se me këto çështje jemi përballur mirë, duke qenë se në vetëm 100 ditë kemi arritur që përmes një dialogu social të rrisim ndjeshëm pagën minimale, të prezantojmë një metodologji të re dhe rritjen më të madhe të pensioneve deri më tani, si dhe të harmonizojmë pagat në pjesën më të madhe nga sektorët përmes bisedimeve kolektive ", theksoi Kovaçevski.
 

Sa i përket standardit, theksoi Kovaçevski, të rëndësishme janë edhe programet për mbështetjen e ekonomisë, me kredi me kamata të ulëta përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për të siguruar kapital që do të ruajë likuiditetin e kompanive në këto kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Përcaktimi ynë i dytë është ruajtja e niveleve të ulëta të deficitit dhe borxhit publik, gjë që po të shihen të dhënat e vitit 2018, 2019 është pikërisht kështu, praktikisht një nga deficitet dhe huamarrjet historikisht më të ulëta, praktikisht kemi pasur lehtësim borxhi në atë kohë. Për shkak të nevojës për financimin e masave antikrizë në kushtet e një pandemie globale dhe më vonë të krizës energjetike, është normale t'i qasemi një politike fiskale ekspansive ku politika monetare udhëhiqte politikë stabilizuese. Nëse shohim të dhënat, edhe në kohë krize arritëm të ruanim, pra të menaxhonim në mënyrë shumë të përgjegjshme borxhin publik të vendit, të cilin para fundit të vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti e ulëm”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se buxheti i shtetit është vendosur në kornizë afatmesme me një plan shumë të qartë për uljen e borxhit publik në nivelin e kritereve të Mastrihtit dhe uljen e deficitit nën 3% normalisht duke pritur uljen e presioneve inflacioniste në atë periudhë.