Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, të 46-të, me të cilën vendosi që të autorizojë përfaqësuesin e përhershëm të vendit tonë në NATO, ambasadorin Dane Taleski, që të jap pëlqimin për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në NATO.