Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me delegacionin qeveritar i cili është për vizitë dyditore në Vatikan dhe Romë me rastin e 24 Majit – Ditën e shenjtorëve mbarësllav Shën Cirili dhe Metodi, sot vendosi kurora me lule para pllakës përkujtimore të veprës së vëllezërve të shenjtë në bazilikën “Shën Maria Maxhore”.
Bazilika “Shën Maria Maxhore” ka vend të veçantë në kronologjinë e misionit të Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, sepse në të papa Ardiani i Dytë në vitin 868 i shenjtëroi librat që vëllezërit e shenjtë i kanë përgatitur që ta përhapin krishterimin në gjuhën e kuptueshme për popujt sllovenë.
"Në këtë bazilikë të Santa Maria Maxhiore, Papa Adriani II në vitin 868 shenjtëroi librat sllavë të sjellë në Romë nga vëllezërit e shenjtë Kostandin Cirili dhe Metodi, krijuesit e shkrim-leximit sllav. Nga populli mirënjohës maqedonas”, thuhet në tekstin për nder të shenjtorëve Kiril dhe Metodi, i cili në gjuhën maqedonase, së bashku me italisht, është shkruar në pllakën përkujtimore të vendosur në Bazilikën Santa Maria Maxhiore në Romë.
Në shekullin e nëntë bazilika Shën Maria Maxhore ishte seli e përkohshme e papës romak derisa residenca e papës u zhvendos në pallatin në Vatikan, ku gjendet edhe sot.