Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Italisë Mario Dragi theksoi se Italia është partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së Veriut. Kovaçevski theksoi se vitin e ardhshëm do të shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve tona diplomatike.
Po ashtu, deklarata e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi.
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Italia është një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik i Maqedonisë së Veriut. Vitin e ardhshëm do të shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve tona diplomatike. Gjatë kësaj periudhe ne vazhduam të kultivojmë marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe miqësore. Kemi një dialog politik aktiv dhe bashkëpunim dinamik mes shteteve.
Ne kujdesemi të kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe takimi me Kryeministrin Mario Dragi është një tjetër konfirmim i fortë i vazhdimit të marrëdhënieve të suksesshme dypalëshe mes vendeve tona.
Italia është partneri ynë i rëndësishëm tregtar me një vëllim të përgjithshëm tregtar dypalësh mbi 730 milionë dollarë dhe tregu italian njihet si një nga tregjet më të rëndësishme në të cilin eksportohen produktet e RMV-së. Bashkëpunimi ynë është i rëndësishëm në kulturë, arsim dhe shkencë, si dhe në bujqësi dhe presim që ai të zgjerohet dhe thellohet. Diaspora jonë është aktive dhe është një faktor i rëndësishëm në shoqërinë italiane, si dhe është një urë lidhëse për të çuar përpara bashkëpunimin tonë.
Në të njëjtën kohë, Italia është vend anëtar i BE-së që është aleati ynë në përpjekjet që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në Union dhe ka marrëveshje që e njëjta të ndodhë pa vonesa të mëtejshme. Për ne është e një rëndësie të veçantë mbështetja e fortë, e zëshme dhe konsekuente italiane për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për këtë shpreh mirënjohjen time të madhe.
Me kryeministrin Dragi kemi një marrëveshje reciproke që rezultatet e arritura të vendit tonë në rrugën e integrimit evropian të kenë fund me hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit. Nevoja për një proces të përshpejtuar të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është aktualisht një çështje nga aspekti gjeopolitik por edhe një çështje sigurie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë dhe të vetë BE-së.
Kryeministri Dragi dhe unë shprehëm kënaqësinë për unitetin e treguar nga aleatët e NATO-s, si dhe nga Bashkimi Evropian në kontekstin e situatës aktuale me agresionin rus kundër Ukrainës. Reagimi ynë i shpejtë dhe harmonizimi 100% me politikën e jashtme të BE-së dhe politikat e sigurisë së NATO-s kanë treguar se Maqedonia e Veriut është një partner i vërtetë dhe i besueshëm, që ndan të njëjtat vlera të një bote të lirë dhe demokratike.
Gjithashtu, dua të theksoj se mbështetja italiane që marrim çdo vit për organizimin dhe pjesëmarrjen në manifestimet për nder të Shën Kirilit dhe Metodit në Romë, si dhe për shfaqjet e artistëve nga vendi ynë në Bienalen në Venedik.
Dua të shfrytëzoj rastin që edhe një herë të shpreh mirënjohjen time për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për miqësinë, mbështetjen dhe iniciativat që Italia po tregon për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në këtë frymë, pres me padurim anëtarët e lartë të Qeverisë italiane në “Prespa Forumin për Dialog 2022”, ku do të diskutojmë për formimin e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në një arkitekturë bashkëkohore evropiane të sigurisë”.