Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dërgoi telegram urimi me rastin e festës së ditës së patronatit rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, prof.Dr. Nikolla Jankullovski.
Në telegramin e urimeve me rastin e 24 Majit - Ditës së Arsimdashësve Gjithësllovenë të Shenjtorëve Kirili dhe Metodi, rektorit dhe dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve dhe të gjithë studentëve ju uroi festën e patronatit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, që është pjesë e pandarë e historisë së Maqedonisë së Veriut si Universitet i parë shtetëror në vendin tonë.
Në vazhdim të kumtesës, e përcjellim në mënyrë të plotë përmbajtjen e telegramit me urime drejtuar UKM-së:
“I nderuar rektor i UKM-së prof.DR. Nikolla Jankullovski,
Më lejoni në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, juve si rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve dhe të gjithë studentëve t’ju uroj 24Majin, Ditën e Arsimdashësve Gjithësllovenë, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festën e ditës së patronatit të UKM.
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” është pjesë e pandarë e historisë së Maqedonisë së Veriut si Universitet i parë shtetëror në vendin tonë.
UKM e përmbush misionin e tij si një nga shtyllat e shtetësisë sonë dhe si vazhdues i denjë e vizionit dhe veprës arsimdashëse të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.
Është për t’u shënuar përkushtimi i UKM-it në kultivimin dhe ruajtjen, por edhe afirmimin ndërkombëtar të vlerave të popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, historisë sonë, letërsisë dhe kulturës, si dhe vlerave kulturore të të gjitha bashkësive të tjera etnike në Maqedoninë e Veriut.
UKIM është burim autonom i diturisë, shkencës dhe arsimit, siguron veprimtari mësimore, shkencore dhe aplikative në shkencat natyrore-matematikore, tekniko-teknologjike, mjekësore dhe shëndetësore, bioteknike, sociale dhe humane dhe në shkencat e arteve.
Ju siguroj se unë si Kryeministër dhe kjo Qeveri mbetemi të përkushtuar në mbështetjen aktive të zhvillimit të veprimtarisë universitare dhe arsimore.
Me Marrëveshjen kolektive për arsimin e lartë dhe shkencë vitin e kaluar kemi rregulluar sistemin e pagave në arsimin e lartë dhe i larguam paqartësitë ndaj të cilave me vite ishte i ekspozuar kuadri shkencor, mësimdhënës dhe jomësimdhënës në arsimin e lartë.
Gëzuar dhe qoftë i përjetshëm 24 Maji, Dita e Arsimdashësve Gjithësllovenë, të Shenjtit Kirili dhe Metodi!
Urime festën e ditës së patronatit të UKM-së!”.