Mbledhja e rregullt e 48-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , sot, 25.05.2022 (e mërkurë), do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 48-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të ditës, në mbledhje do të shqyrtohet Propozim-vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023.

Në mbledhjen e sotme të 48-të, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për partneritet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për menaxhim me grant Marrëveshjen për ndihmë teknike, nën Programin IPA Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Në këtë mbledhje para ministrave do të gjendet edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion arsimor, si dhe propozim-programi për ndryshimin e Programit për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore për vitin 2022, që vijnë nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës.

Qeveria sot do të deklarohet edhe në lidhje me informacionin me Propozim-strategjinë nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026, me Strategjinë nacionale për Barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme, e cila do të fillojë në orën 11:00, opinioni do të njoftohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.