Në mbledhjen e sotme të rregullt të 48-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi tekstin e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në përputhje me tekstin e propozuar të ligjit të Ministrisë së Mbrojtjes, është paraparë harmonizim me pagën minimale, që nënkupton rritje lineare të pagave të personelit aktiv ushtarak dhe civil.
Me ndryshimet dhe plotësimet është paraparë edhe zgjerim të kushteve më të favorshme për pensionim të të gjithë pjesëtarëve të personelit ushtarak dhe civil, të cilët të drejtën e pensionit e kanë fituar nga dita e themelimit të Armatës në lartësi prej 80% gjatë dhjetë viteve më të favorshme nga stazhi pensional.
Sa i përket kompensimit të para si mundësi për ushtarët profesional me përfundimin e moshës 45 vjeç, në shumë prej 1.000 euro për çdo vit të kaluar në Armatë, propozimi i ri sipas kërkesës së Sindikatave është që shuma të jetë dy paga mesatare, por jo më pak se 1.000 euro, me të cilën është lënë hapësirë për shumë më të lartë .
Me ndryshimet dhe plotësimet e sapo propozuara është paraparë edhe mundësia që e drejta për marrjen e kompensimit në para të zgjerohet te ushtarët profesional me përfundimin e moshës 45 vjeç, të cilët mbahen si personel teknik ndihmë në Ministri.
Me ndryshimet dhe plotësimet e reja, si rezultat i procesit gjithëpërfshirës dhe dialogut ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë dhe sindikatave të mbrojtjes, teksti i Propozim-ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dërguar për miratim në Kuvend.
Qeveria i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pagat e prokurorëve publikë. Me dispozitat e propozuara përshtatet koeficienti për konfirmimin e pagës të prokurorëve publikë dhe angazhimet e përgjithshme për përmirësimin e resurseve materiale dhe financiare në sistemin gjyqësor duke i përfshirë pagat dhe kompensimet tjera të prokurorëve publik.
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara ligjore, është sendërtimi i sistemit të pagave të prokurorëve publik, të përshtatshme me rëndësinë dhe imazhin e funksionit të cilin ata e kryejnë, peshën e punës dhe përgjegjësinë e tyre.
Në këtë mbledhje Qeveria i konfirmoi edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbim gjyqësor.
Qëllimi bazë i Propozim ligjit është arritja e barazisë së të punësuarve në sektorin privat dhe publik, shërbimit gjyqësor si pjesë e tij, me të ardhura më të ulëta përmes formimit të vlerës së njëjtë të pagës ligjore minimale dhe harmonizimit gradual të pagave të tjera të nëpunësve gjyqësor nga të gjitha nivelet, si dhe sigurim të vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën gjyqësore lidhur me pagën minimale në nivel kombëtar, si qëllim afatgjatë. Njëkohësisht, në kuadër të harmonizimit të Ligjit për shërbim gjyqësor me Ligjin për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bëhet edhe rritje e pagave të të punësuarve në shërbim gjyqësor për 15 për qind.
Qeveria sot e konfirmoi edhe tekstin e Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për shërbim publik të prokurorisë i cili, siç theksoi nga Qeveria, ka për qëllim vendosjen e shumës së njëjtë të pagës ligjore minimale dhe harmonizim gradual të pagave tjera të nëpunësve publikë në prokurori nga të gjitha nivelet, si dhe sigurim të vazhdimësisë së ndryshimeve të pagave në administratën publike në prokuror lidhur me pagën minimale në të gjitha nivelet, si qëllim afatgjatë. Në kuadër të harmonizimit të Ligjit për shërbimin gjyqësor me Ligjin për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pagat e punëtorëve në shërbimin gjyqësor u rriten për 15%.
Në propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në seancën e sotme janë konfirmuar edhe ndryshimet e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë. Në tekstin e propozuar ligjor, ndryshohen koeficientët për përcaktimin e pagës së anëtarëve të Këshillit për të përmirësuar sistemin e pagave të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, në përputhje me rëndësinë dhe reputacionin e funksionit që ata kryejnë. peshën e punës dhe përgjegjësinë e tyre.
Të gjitha këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagat e prokurorëve publikë, të Ligjit për shërbimin gjyqësor, të Ligjit për shërbim publik të prokurorisë dhe të Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të dorëzohen në harmonizim në Kuvend.
Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi edhe Propozim-ligjin për Inspektim financiar në sektorin publik, me përfundim që të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i këtij Ligji është që të mbrohen interesat publike financiare në menaxhimin financiar të mjeteve në buxhetin shtetëror, buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe mjetet nga burime të tjera publike, si dhe mjetet nga fondet e BE-së, me përcaktimin e ligjshmërisë dhe efikasitetit të tyre dhe shfrytëzim të përgjegjshëm në përputhje me rregulloret e veçanta që parashikojnë kompetencën për zbatimin e inspektimit financiar.
Me dispozitat në zgjidhjen e propozuar ligjore përcaktohen kompetencat e Inspektimit financiar në sektorin publik, të cilat do të kryhen në përputhje me këtë Ligj dhe ligjet në të cilat është përcaktuar të kryhet mbikëqyrje inspektuese mbi subjektet e Inspektimit financiar nga ana e Inspektimit financiar.
Kompetencën e këtij Inspektimi financiar do ta ushtrojnë shfrytëzuesit e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, fondet, komunat dhe Qyteti i Shkupit, agjencitë dhe institucionet tjera të themeluara me ligj, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe persona të tjerë juridikë që janë në pronësi shtetërore ose në pronësi të komunave dhe qytetit të Shkupit ose në të cilat shteti ose komunat dhe qyteti i Shkupit janë aksionarë, me përfitues të fondeve të BE-së, në organizata jofitimprurëse dhe organizata dhe persona të tjerë juridik dhe fizik vetëm për pjesën e fondeve publike ose garancive të marra.
Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar sot Strategjinë nacionale për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026.
Strategjia nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026 është një dokument strategjik bazë në politikën nacionale për barazi dhe mosdiskriminim dhe synimi i saj është të sigurojë zhvillim të vazhdueshëm në realizimin e këtyre të drejtave pa diskriminim mbi asnjë bazë.
Strategjia gjithashtu parasheh aktivitete për përmirësimin e situatës me mosdiskriminim në nivel lokal dhe nacional, për përmirësimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe matjen e situatës përmes të dhënave statistikore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje ka miratuar Vendimin për dhënien e pëlqimit për dy thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe deri në 3 hektarë.
Lënda e shpalljes publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për hapësira deri në 3 hektarë përfaqëson tokë bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1.520 ha 53ar 54m2 për këto rajone në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Gostivar, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Resnjë, Tetovë dhe Gazi Babë, si dhe në rajonet Berovë, Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Gjevgjeli, Dellçevë, Kavadar, Veles dhe Shtip me qëllim për:
mbledhja e plantacioneve shumëvjeçare (vreshta, pemishte, humulus) dhe serra për një periudhë deri në 30 vjet,
mbledhja e plantacioneve shumëvjeçare me lajthi deri në 70 vjet,
rritja e ullishteve për një periudhë deri në 50 vjet,
kujdesi për kulturat e tjera bujqësore dhe vendosjen e familjeve të bletëve për një periudhë deri në 15 vjet,
livadhe për periudhë deri në 15 vjet,
për rritjen e pemëve me rritje të shpejtë në tokë bujqësore që ndodhet në lartësi mbi 700 metra, për një periudhë deri në 30 vjet,
pellgje peshku deri në 20 vjet, si dhe
aktivitete sportive-rekreative dhe turizëm rural deri në 30 vjet.
Qeveria e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për partneritet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për menaxhim me grant Marrëveshjen për ndihmë teknike nën Programin IPA Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Qëllimi i kësaj marrëveshje përfaqëson vendosjen e partneritetit dhe definimin e përgjegjësive të partnerëve për zbatimin e detyrimeve nga projekti “Masa për mbështetjen e ndihmës teknike për periudhën 2014-2020 për Programin për bashkëpunim ndërkufitar të Kosovës –Maqedonia e Veriut, në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA II).
Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për pagesën e pensioneve për muajin maj 2022 dhe ka ngarkuar Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dhënat për pensionet t'i dorëzojë deri më 27.05.2022 bankave afariste.
Me këtë informacion, Qeveria u rekomandon bankave afariste që nga data 30.05.2022, pensionistët të mund të kenë pensionet e majit përmes rrjetit të bankomatëve dhe rrjetit tregtar.
Pagesën me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, bankat do ta realizojnë në katër grupe sipas rendit të mëposhtëm të përbërë sipas lartësisë së pensionit:
Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.05.2022 (e hënë);
Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.05.2022 (e martë);
Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.06.2022 (e mërkurë); dhe
Për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.06.2022 (e enjte).