Qeveria i miratoi dokumentet kyçe për avancimin e procesit të përgatitjes, zbatimit dhe ndjekjes së implementimit të strategjive sektoriale

Me propozim të Sekretariatit të Përgjithshëm, Qeveria në mbledhjen e 48-të miratoi Metodologjinë për mënyrën e përgatitjes, implementimit, ndjekjes, raportimit dhe vlerësimit të strategjive sektoriale dhe Udhëzimin për strukturën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes, zbatimit, implementimit, ndjekjes, raportimit dhe vlerësimin e strategjive sektoriale dhe multisektoriale.
 
Këto dy dokumente strategjike janë pjesë e kontributit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë në reformën e administratës publike dhe përforcimin e saj si shërbim për qytetarët, që dalin nga Strategjia e Reformës së Administratës Publike 2018-2022 dhe që nënkuptojnë sigurimin e një mekanizmi për harmonizimin afatgjatë me planifikimin afatmesëm dhe planifikimin vjetor të Strategjisë.

Me miratimin e Metodologjisë mundësohet përpunimi logjik i proceseve dhe procedurave të ndërlidhura në zhvillimin e strategjive sektoriale dhe sigurimin e strukturës dhe përmbajtjes së nevojshme kompakte të dokumenteve të planifikimit, me elemente kyçe të zhvilluara cilësore, të cilat përmbajnë veçoritë e nevojshme.

Nga ana tjetër, udhëzimi mundëson përpunimin logjik të proceseve dhe procedurave të ndërlidhura në zhvillimin e strategjive sektoriale dhe hapat e duhur për përgatitjen, zbatimin, monitorimin, raportimin dhe vlerësimin e strategjive sektoriale dhe shumësektoriale nga ministritë, organet e tjera të administratës shtetërore dhe organizatave administrative.

Me përcaktimin e kornizës normative në fushën e planifikimit sektorial, Sekretariati i Përgjithshëm krijon bazën për ndërtimin e kapaciteteve të veta në administratën shtetërore për përgatitjen e strategjive sektoriale si një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse në praktikë deri tani strategjitë sektoriale janë zhvilluar përmes ndihmës së donatorëve dhe shërbimeve konsulente.

Miratimi i këtyre dy dokumenteve strategjike është një hap i madh drejt përgatitjes së strategjive që janë reciprokisht komplementare dhe koherente në drejtim të realizimit të politikave afatgjata të Qeverisë dhe prioriteteve strategjike.

Metodologjia dhe Udhëzimi i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë janë pjesë e angazhimit të saj të plotë për përmirësimin dhe reformimin e vazhdueshëm të sektorit publik dhe përforcimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të kapaciteteve administrative, që është gjithashtu një nga prioritetet kyçe në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
Po ashtu, në të njëjtën mbledhje, Qeveria miratoi edhe Vendim për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë në vitin 2023, me të cilin mundësohet fillimi i procesit të planifikimit strategjik dhe procesit buxhetor për vitin 2023, përgatitje e Programit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2023, si dhe planet strategjike të ministrive dhe organeve të tjera të administratës shtetërore për periudhën 2023-2025.