Kovaçevski : Rritja historike e pagave në arsim duhet të nënkuptojë edhe rezultate më të mira në punë

“U tregua që greva në praktikë nuk ishte zgjidhje, por se dialogu është zgjidhje”, tha Kryeministri Kovaçevski në mbledhjen e pyetjeve të deputetëve në Kuvend, për rezultatet e bisedimeve me SASHK-në, për pagat në arsim.

“U arrit rritje e madhe e pagave në sektorin e arsimit prej 15 përqind dhe bashkë me rritjet në vitet e kaluara, të cilat në mënyrë komulative ishin 21 përqind,  kemi rritje prej 36% përqind të pagave në arsim. Në histori nuk ka ndodhur një rritje e tillë e pagave të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai e theksoi krahasimin kur për 10 vite, pagat janë rritur për 4 përqind dhe në çdo grevë janë sjell zëvendës të mësimdhënësve dhe sot kur ka rritje prej 36%, për 5 vjet zhvillohen dialogë me sindikatat.

“Ekzistonin një sërë ndikimesh që konsideronin se SASHK-u duhet të hyjë në grevë dhe ne nuk e kemi ndalur në asnjë moment. Kam thënë se kanë kaluar kohëra kur janë miratuar ligje për sjelljen e zëvendësve të mësimdhënësve dhe kur trajtimi i mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor në kohën e grevës ishte vetëm me presione partiake dhe politike”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se “vendi ynë ka institucione dhe zgjidhje ligjore që mundësojnë  pa grevë të arrihet marrëveshje, ndërsa kjo Qeveri dëshmoi se mund t’i shfrytëzojë zgjidhjet ligjore me të cilat vihet deri në një zgjidhje të pranueshme të përbashkët edhe në këtë fushë ku rregullohen të drejtat e punonjësve”.

“Edhe një herë dëshiroj të përshëndes marrëveshjen që është arritur, e di që ministri i Arsimit dhe SASHK-u këto ditë duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen dhe kështu të fillojë realizimi.

“Normalisht me rebalancin janë paraparë mjetet për atë që është rënë dakord dhe mbetet para nesh që të merremi vesh për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik, përfshirë edhe atë të arsimit”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Kemi dialog të hapur edhe me sindikatën përfaqësuese sa i përket rritjes së pagave dhe vendosjes së  metodologjisë, e cila nuk do të orientohet vetëm në rritjen e pagave në bazë të rritjes së shpenzimeve për jetesë që duhet të përfshihet, në bazë të rritjes së pagës mesatare që duhet të përfshihet - por edhe lidhur me rritjen e produktivitetit dhe në lidhje me rritjen e efikasitetit të punës, sepse këtu bëhet fjalë për  sektorin publik.

Sektori privat është ai që paguan sektorin publik dhe atij duhet t'i ofrohet një shërbim më i lartë. “Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u miratua  programi i ri për investime në arsim, por është e vërtetë se duhet të përmirësohen rezultatet në arsim”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai vuri në dukje rezultatet e testimit të Pizës dhe një sërë të dhënash të tjera krahasuese nga vendet e tjera, të cilat tregojnë se ka shumë për të punuar.

Kryeministri Kovaçevski njoftoi se në bisedimet për reformat do të marrin pjesë sindikatat, por edhe ato të cilëve u referohen – edhe mësimdhënësit, ashtu si për herë të parë gjatë miratimit të Ligjit për arsim të mesëm, i cili tanimë është në procedurë, do të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme.  

“Të gjithë në mënyrë të barabartë duhet të marrin pjesë në rritjen e performancës së arsimit tonë, për shkak se shteti ynë dëshiron të ecë përpara, ai duhet të shkojë me të rinj të arsimuar që do të mësojnë gjëra të reja," tha Kryeministri Kovacevski në  seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend.