Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në intervistën për televizionin Kanal 5 tha se moshapja e negociatave me BE-në nuk do të jetë humbje për Maqedoninë e Veriut, por disfatë për vet BE-në.
“Është një humbje për BE-në. Mendoj kështu sepse moshapja e negociatave do të thotë ulje e relevancës së BE-së, kjo do të thotë rritje të euroskepticizmit, do të thotë ulje e përkushtimit vetë qytetarëve ndaj procesit. Mos të harrojmë se kemi bërë një sërë sakrificash, kemi sjell një sërë vendimesh të vështira për të arritur këtë qëllim”, tha kryeministri Kovaçevski".
Kovaçevski shtoi se nuk ka asnjë tërheqje nga qëllimi i plotë për anëtarësimit në BE si një angazhim strategjik, sepse është përcaktim i pjesës dominuese të popullsisë në vend dhe shtoi se mbetet optimist racional dhe i përkushtuar ndaj qellimit të shtetit dhe qytetarëve për arrtjen e saj.
Kryeministri Kovaçevski shtoi se nga aspekti gjeopolitik momental që po ndodh në Evropë, veçanërisht me luftën në Ukrainë, zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm çështje politike dhe ekonomike, por edhe çështje e sigurisë, veçanërisht faktti që konfliktet e ngrira dhe çështjet e hapura, gjithmonë i kanë interesuar palëve të treta që nuk kanë interes në këtë rajon që të integrohen në BE.