Liderët e vendeve nga iniciativa “Ballkan i Hapur” arritën në Ohër ku do të mbahet pjesa e punës e Samitit.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Aeroportin e Ohrit u pritën nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në orët e vonshme të pasdites do të pritet nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, ndërsa kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija arriti në Ohër.
Sipas agjendës në Samitin “Ballkan i Hapur” do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në turizëm, kulturë dhe ndërmjet administratave tatimore të vendeve zë iniciativës, siç është marrëveshja e bashkëpunimit për vendet nga iniciativa për njohjen reciproke të diplomave nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.