Në pjesën jozyrtare të samitit "Ballkani i Hapur", në të cilën fokusi është kultura dhe turizmi, mbrëmë mysafirët nga rajoni patën mundësinë të njihen me disa nga pjesët kulturore të qytetit të vjetër të Ohrit. Shëtitja e natës filloi nga Kalaja e qytetit, përmes Teatrit Antik, Galerisë së ikonave dhe Shtëpisë së Robevcit.
Mysafirët nga afër u njohën me një nga teknikat më të njohura të bërjes së perlave të Ohrit përmes një tradite e rruajtur nga familja Filevi nga Ohri.
Në këtë shëtitje, Ministresha e Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti dhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Kulturës dhe Informacionit të Sërbisë, Maja Gojkoviq, u mahnitën me teknikën e krijimit të perlës së famshme të Ohrit.
“Më vjen mirë që kolegët e mi ishin të mahnitur me Perlën e Ohrit, e cila është edhe simbol i qytetit të Ohrit. Para samitit si nikoqir të mirë ta ndjenim qytetin gjatë natës duke u njoftuar me monumentet tona kulturore, veçanërisht arkitekturën që ka ky vend të veçantë të trashëgimisë kulturore maqedonase”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Në panelin e sotëm “Ballkani i Hapur, hap kultura”, fjalë hyrëse do të ketë zëvendëskryeministri për Çësahtje Evropiane, Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Elva Margariti, Ministresha e Kulturës së Shqipërisë dhe Maja Gojkoviq, zv. ministresha e Kulturës dhe Informacionit të Republikës Sërbisë, do të diskutohet për rëndësinë e kulturës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.