Me fjalimet e liderëve në hapjen e Samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër filloi pjesa zyrtare dhe e punës së takimit të kësaj nisme rajonale.
Me fjalime përshëndetëse dhe urime për punë të suksesshme, para pjesëmarrësve dhe të ftuarve në Samit fjalim mbajtën Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, si dhe Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Zoran Tegeltija, kryesuesi i Këshillit të ministrave të Republikë së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Punën e Samitit të Ballkanit të Hapur e përshëndetën Komisionari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhej dhe Gabriel Eskobar, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve i dërguari posaçëm i për Ballkanin Perëndimor, i cili mbajti fjalim përmes video konferencës.
Me fjalimin e tij në hapjen e Samitit të Ballkanit të Hapur, Kryeministri Kovaçevski duke i përshëndetur të pranishmit theksoi përfitimet e lidhjes dhe bashkëpunimit rajonal.
Në vazhdim të kësaj kumtese e përcjellim fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:
I nderuar President i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq,
I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama,
I nderuar Kryeministër i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviq,
I nderuar kryesues i Këshillit të ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija,
Të nderuar pjesëmarrës të Samitit të Ballkanit të Hapur,
Të nderuar përfaqësues të kompanive, institucioneve, medieve,
Të nderuar qytetarë të Ballkanit Perëndimor
Zonja dhe Zotërinj,
Mirë se vini në margaritarin maqedonas dhe ballkanik të Ohrit,
Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut, një nga shtetet bartëse dhe promotorë të nismës Ballkani i Hapur.
Kjo është një kohë sfidash të mëdha që kërkojnë vendime të guximshme dhe unitet. Nisma për Ballkanin e Hapur është angazhimi ynë për një rajon të qëndrueshëm, sundimit të paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik - ky është angazhimi ynë për një jetë më të mirë të popujve tanë. Nisma jonë autoktone për evropianizimin e rajonit.
Ballkani i Hapur tanimë i jep rezultatet e para për qytetarët dhe ekonomistët. Shiriti i gjelbër për automjete transportuese në vendkalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanovcë mundëson qarkullim dukshëm më të shpejtë të kamionëve që transportojnë produkte bujqësore ose ushqime. Me vëmendje i ndjekim se si vijon rrjedhja, nëse dhe ku ka ndalesa. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm me qëllimin përfundimtar të këtyre shiritave të gjelbra për të hequr plotësisht rampat dhe barrierat ndërkufitare. E di që koha e pritjes së kamionëve është zvogëluar, por e di që mund të bëjmë edhe më mirë dhe për këtë angazhohemi bashkë, përmes uljes së kontrolleve dhe burokracisë dhe përmes rritjes së besimit mes institucioneve dhe vendeve të treta.
Benefitet nga Ballkani i Hapur dhe ndihma e ndërsjellë mes shteteve dhe popujve, ne i ndjejmë që verës së kaluar. Si rezultat i Marrëveshjes për veprimtari të përbashkët gjatë kohës së fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, fqinjët e Maqedonisë së Veriut i ndihmuan në intervenim gjatë zjarreve të cilat përfshin vendin tonë verën e kaluar.
E gjithë Evropa dhe ne vendet e rajonit, po ballafaqohemi me pasoja serioze nga kriza ushtarake, energjetike, ekonomike dhe shëndetësore. Në kushte të tilla në mënyrë natyrshme mbështesim njëri tjetrin. Më në fund, ne kuptohemi, ndihmojmë njëri tjetrin dhe më e rëndësishmja, pas një kohe të gjatë kemi një qëllim të përbashkët: Të ecim përpara së bashku!
Tani janë më të qarta dhe më të argumentuara përfitimet nga qarkullimi i lirë i kapitalit, mallrave dhe shërbimeve. Ne jemi këtu para së gjithash për shkak të përmirësimit të konkurrencës, investimeve të reja, tregut më të madh, zhvillim të bizneseve në rajon. Ne jemi këtu për shkak të standardit dhe cilësisë më të mirë të jetës së të gjithë qytetarëve tanë nga i gjithë Ballkani.
Ballkani i Hapur, si një ndërlidhje e re, ambicioze, dinamike dhe rajonale, njëzëri mori një mbështetje të fuqishme nga komunitet afariste nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata ranë dakord se Ballkani i Hapur është platformë e cila i nevojitet rajonit. Falënderoj odat ekonomike që janë partneri ynë dhe motivues, që shumë mirë dinë kur të na lavdërojnë kur punojmë mirë, por edhe të gjejnë mënyrë adekuate të kritikës që të përmirësohemi atje ku ndoshta jemi ngadalësuar.
Të nderuar miq,
Ky Samit na shpie edhe më para në bashkëpunimin tonë. Në fokusin tonë janë bashkëpunimi, shkëmbimet e ndërsjella, mënjamini i barrierave dhe afrimi i popujve tanë.
Shkojmë më tej me hapa më të mëdha. Sot do të nënshkruajmë marrëveshje dhe memorandume të tjera për bashkëpunim.
Me njohjen reciproke të diplomave dhe titujve shkencor të lëshuara në institucionet e larta arsimore dhe institucionet e tjera të autorizuara në të tre vendet, do të përshpejtojmë procedurën për krijimin e një tregu të vetëm të përbashkët të punës. Mungesat nga fuqia e punës fillimisht do t’i plotësojmë mes vete, gjë që është edhe arsye që sa më shumë të rinj të qëndrojnë këtu, për të mos ikur jashtë rajonit.
Sot hapim edhe një kapitull të ri në fushën e turizmit. Ballkanin e Hapur do ta promovojmë bashkërisht si një destinacioni atraktiv turistik rajonal.
Kemi çfarë t’i ofrojmë botës, edhe atë një pjesë nga bregdetet më të bukura të Mesdheut, falë pasurisë së Shqipërisë. Malet dhe turizmi i njohur malor në Serbi. Pejsazhet e liqeneve në Maqedoninë e Veriut dhe malet e bukura të gjelbra.
Këto bukuri ne do t’ia ofrojmë botës, por para së gjithash do t’ua mundësojmë qytetarëve tanë nëpërmjet kushteve sa më të favorshme.
Sot nisim një bashkëpunim të ri edhe në fushën e kulturës. Jemi dakorduar për krijimin e një kalendari të përbashkët të ngjarjeve kulturore që do të sjell mobilitet më të madh të publikut dhe do të nxis shkëmbim kulturor. Pres që të rrisim numrin e festivaleve në rajon, që do të thotë më shumë përmbajtje për qytetarët tanë dhe atraktivitet më i madh në rajon. Pres që EXIT-in ta shohim edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri. Pre që takti shtate te tetat (7/8) maqedonas të dëgjohet më shpesh si në Beograd,ashtu edhe në Tiranë. Gjithashtu presim që sa më shumë serb dhe maqedonas, kryeqendrën evropiane të të rinjve për vitin 2022.
Të nderuar miq,
Në këtë Samit do të nënshkruhet edhe Memorandumi për bashkëpunim të administratave tatimore ndërmjet vendeve nga rajone që do të krijojmë mundësi të reja për lëvizje më të lehtë ndërkufitare të njerëzve mallrave apo shërbimeve.
Ky është evropianizimi për të cilin flasim. Këto janë hapa konkret drejt etablimit të vlerave dhe praktikave në Bashkimin Evropian.
Realizojmë diçka që është praktikë e zakonshme dhe normale në BE në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta të shteteve anëtare të saja.
Qëllimi ynë politik është i qartë dhe i përbashkët – Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Vendi i secilit shtet nga rajoni është në Bashkimin Evropian. Në atë rrugë ecim. Po evropianizohemi së bashku.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë. Kur ka përparim në një vend, kjo është nxitje për përparim edhe te fqinjët tjerë. Është evropiane të ndihmojmë njëri tjetrin, dhe jo të frenojmë dhe bllokojmë njëri tjetrin.
Kohën e çmuar duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë më efikase. Lufta që po ndodh në Ukrainë, paraqet rrezik për ndikim të madh të palëve të treta në rajon. Prandaj, të gjithë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgatitur. Lënia e boshllëkut gjeostrategjik në pjesën tonë nga Evropa nuk është opsion. Ne jemi ata që duhet ta plotësojmë këtë boshllëk, dhe prandaj ekziston Ballkani i Hapur, që është një iniciativë e jona autoktone, organike e krijuar nga institucionet tona, e mbështetur në mënyrë serioze nga të gjithë popujt dhe etnitë që jetojnë në shtetet tona.
Ne sot, prej këtu, nga Ballkani i Hapur, dërgojmë mesazh të qartë:
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare që në mënyrë maksimale me përgjegjësi të pranojnë se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë është një çështje strategjike dhe një çështje sigurie. Integrim do të thotë një përkushtim i përbashkët për ndërtimin e një Evrope të fuqishme, të qëndrueshme dhe të bashkuar, si një shtëpi e vlerave dhe forcave demokratike dhe civilizuese.
Vizioni ynë për Ballkanin në shekullin 21 është një vizion i një rajoni të përparuar të integruar në Evropë ku paqja, stabiliteti dhe zhvillimi askush më nuk i vë në diskutim. Ne veprojmë në mënyrë pragmatike dhe ekonomike dhe kështu do të krijojmë kushte për investime të mëdha në rajonin tonë, që do të nënkuptojnë më shumë punë dhe punë më të paguar për të rinjtë tanë dhe për qytetarët tanë. Kërkojmë nga BE-ja të mbështesë mundin tonën dhe ta njohë atë si një inspirim për zgjidhjen e problemeve tona.
Të gjithë ne në Ballkanin e Hapur jemi të bindur se kjo iniciativë do të bëhet gjithnjë më atraktive.
Sot bashkë me ne janë edhe Kryeministri i Malit të Zi Abazoviq dhe Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjes dheHercegovinës Tegeltija. Ftesa për Kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Jam i bindur se përfitimet nga Ballkani i Hapur i meritojnë dhe do t’i pranojnë edhe qytetarët e Malit të Zi, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe Kosovës dhe besoj se ky Samit do të sjellë një kthesë pozitive për zgjerimin e Ballkanit të Hapur.
Ballkani i Hapur është për integrim. Për mundësi të hapura. Për liri. Ballani i Hapur është për lehtësim, ndihmë, miqësi. Të dashur miq dhe mikesha nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, shokë dhe shoqe, vëllezër dhe motra - bashkohuni me ne, së bashku mund të bëjmë më shumë, për ne dhe për fëmijët tanë.
Qoftë e suksesshme, të rritemi së bashku me sukseset dhe përfitimet për qytetarët tanë.