Në kuadër të Samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër, liderët e rajonit, iniciatorët Kryeministri Dimitar Kovaçevski si nikoqir, homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe të ftuarit, Kryeministri i Republikë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryesuesi i Këshillit të ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, me fjalimet e tyre theksuan se për vendet e rajonit është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët, duke i respektuar vlerat e Bashkimit Evropian.
Mbështetja e Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përcoll përmes fjalimit të Komisionarit për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Oliver Varhei dhe video mesazhi i Gabriel Escobar, Zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve dhe i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij nënvizoi se nisma “Ballkani i Hapur” është i suksesshëm dhe sjell rezultate të prekshme për qytetarët, të cilat janë realizim i marrëveshjeve tanimë të nënshkruara.
“Ballkani i Hapur tanimë i jep rezultatet e para për qytetarët dhe ekonomistët. Shiriti i gjelbër për automjetet transportuese në kalimet kufitare Qafë Thanë dhe Tabanovcë mundëson qarkullim dukshëm më të shpejtë të kamionëve që transportojnë produkte bujqësore apo ushqime. Me vëmendje po ndjekim se si ndodh rrjedha, nëse dhe ku ka ndalesë. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm me qëllimin përfundimtar të këtyre korsive të gjelbra për heqjen e plotë të rampave dhe barrierave ndërkufitare”, tha Kovaçevski për përfitimet e marrëveshjes trepalëshe të nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se liderët e përbashkët janë të përkushtuar për uljen e kontrolleve dhe burokracisë dhe rritjen e besimit ndërmjet institucioneve të tre vendeve.
Duke theksuar se përfitimet dhe rezultatet tashmë janë të dukshme, Kryeministri Kovaçevski tha se falë Marrëveshjes për Veprim të Përbashkët gjatë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, fqinjët i ndihmuan Maqedonisë së Veriut me ndërhyrje në kohë gjatë zjarreve të vitit të kaluar.
“E tërë Evropa dhe ne vendet e rajonit përballemi me pasoja të rënda nga kriza ushtarake, energjetike, ekonomike dhe shëndetësore. Në kushte të tilla ne jemi të orientuar natyrshëm kah njëri-tjetri.
Më në fund, kuptohemi, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe më e rëndësishmja, pas një kohe të gjatë kemi një qëllim të përbashkët: Së bashku të ecim përpara!”, theksoi Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se tani edhe më të arsyetuara dhe më të qarta janë përfitimet nga qarkullimi i lirë i kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
"Ne jemi këtu para së gjithash për të përmirësuar konkurrencën, investimet e reja, një treg më të madh, lëvizshmëri dhe zhvillim të bizneseve në rajon. Ne jemi këtu për një standard dhe cilësi më të mirë të jetës së të gjithë qytetarëve tanë nga i gjithë Ballkani" shtoi Kovaçevski.
“Ballkani i Hapur, si një ndërlidhje e re, ambicioze, dinamike dhe rajonale, njëzëri mori një mbështetje të fuqishme nga komunitet afariste nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata ranë dakord se Ballkani i Hapur është platformë e cila i nevojitet rajonit. Falënderoj odat ekonomike që janë partneri ynë dhe motivues, që shumë mirë dinë kur të na lavdërojnë kur punojmë mirë, por edhe të gjejnë mënyrë adekuate të kritikës që të përmirësohemi atje ku ndoshta jemi ngadalësuar”, tha Kovaçevski nga Ohri në fjalimin para liderëve dhe mysafirëve në Samitin e Ballkanit të Hapur.
Ai nënvizoi që sot dokumentet që do të nënshkruhen kontribuojnë për njohjen reciproke të diplomave dhe titujve shkencor të lëshuara në institucionet e larta arsimore dhe institucionet e tjera të autorizuara në të tre vendet, me ç’rast të përshpejtojmë procedurën për krijimin e një tregu të vetëm të përbashkët të punës, që të rinjtë të qëndrojnë këtu.
“Ballkanin e Hapur bashkërisht do ta promovojmë si destinacion atraktiv turistik rajonal.
Sot nisim një bashkëpunim të ri edhe në fushën e kulturës. Jemi dakorduar për krijimin e një kalendari të përbashkët të ngjarjeve kulturore që do të sjell mobilitet më të madh të publikut dhe do të nxis shkëmbim kulturor. Pres që të rrisim numrin e festivaleve në rajon, që do të thotë më shumë përmbajtje për qytetarët tanë dhe atraktivitet më i madh në rajon”, tha Kovaçevski, i cili si përfitim për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të njerëzve, mallrave ose shërbimeve e përmendi Memorandumin për bashkëpunim të administratave tatimore mes vendeve nga rajoni.
Ai nënvizoi se lufta në Ukrainë tregoi se për shkak të ndikimit të zmadhuar të palëve të treta në rajon, bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm dhe prandaj ekziston “Ballkan i Hapur, si iniciative autoktone organike.
“Qëllimi ynë politik është i qartë dhe i përbashkët – Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Vendi i secilit shtet nga rajoni është në Bashkimin Evropian. Në atë rrugë ecim. Po evropianizohemi së bashku”, tha Kovaçevski, duke theksuar se “Ballkani i Hapur” është për integrim, për mundësitë hapura, për liri, për lehtësim dhe dhënie të përfitimeve të të gjithë qytetarëve.
Presidenti serb Vuçiq duke i’u falënderuar eurokomisarit Varheji, për të cilin siç nënvizoi me praninë e tij sot e shpreh mbështetjen e Iniciativës Ballkanit të Haput dhe nënvizoi se tre vendet lidere nuk kanë asnjë çështje të pazgjidhur dypalëshe, përveç që të jenë miq dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Më pas, Presidenti i Serbisë u bëri thirrje vendeve nga rajoni të marrin pjesë në takimin e grupeve të punës të cilët këtë verë do të takohen dhe do të bisedojnë për atë se si t’i tejkalojnë problemet në sigurimin e ushqimit dhe sigurimin e energjisë elektrike.
Vuçiq nënvizoi se është e nevojshme përshpejtim i të gjitha proceseve, edhe atë që sot me nënshkrimin e memorandumeve dhe marrëveshjeve dëshmohet se po punohet në drejtim të qarkullimit së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
Kryeministri Rama në fjalimin e tij nënvizoi se lufta në Ukrainë tregoi se Iniciativa Ballkan i Hapur është nevojë që vendet e rajonit të bashkëpunojnë mes vete, në aspekt të sigurimit të ushqimit dhe tejkalimin e krizës energjetike.
Kryeministri i Shqipërisë Rama shprehu kënaqësi nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të SHBA-ve dhe BE-së, si dhe nga mysafirët nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina të cilët shprehin mbështetjen dhe me këtë Balkkani i Hapur e arsyeton ekzistimin e saj, gjë që është shumë e rëndësishme dha nga e cila më së shumti benefite kanë qytetarët nga vendet e rajonit.
Edhe Kryeministri Abazoviq theksoi se vendet nga rajoni janë të fokusuar drejt të ardhmes duke mos shikuar pas dhe theksoi se nga Mali i Zi, Ballkani i Hapur ka dorën e shtruar.
Ai theksoi se për nevojat e të gjithë qytetarëve nga rajonit është e nevojshme të bashkëpunojnë të gjithë liderët nga rajoni dhe të bashkëpunojnë për zhvillimin ekonomik dhe realizimin e integrimeve evropiane.
Tegeltija theksoi se sinqerisht shpreson se është i fundit që nga Bosnja dhe Hercegovina i cili në Ballkanin e Hapur vjen si mysafir.
Ai potencoi që është i pranishëm në Samit sepse komuniteti i biznesit e mbështet Iniciativën, ndërsa ata janë progresi i shoqërisë, gjë që sjell të mira për qytetarët.
Tegeltija, duke theksuar se është i pranishëm në Samit për shkak se e di se e përkrahin shumica e qytetarëve, theksoi se në momentin që do të merret një vendim politik, Bosnja dhe Hercegovina do t'i bashkohet Iniciativës.
Zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Eskobar, i cili dërgoi mesazhin e tij drejtpërdrejt me anë të video-lidhjes, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Ballkanin e Hapur përmes prizmit të shekullit të 21-të, në sigurimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar pozitën e tij të mirë gjeografike.
Ai nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një potencial të madh dhe frymë sipërmarrëse për bashkëpunim ekonomik dhe rajonal në fushën e energjisë të ripërtërishme, për tejkalimin e problemeve që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Eskobari porositi se Iniciativa vjen në një kohë vendimtare dhe inkurajoi udhëheqësit që të harmonizojnë "Ballkanin e Hapur" me iniciativat e tjera në Ballkanin Perëndimor. Ai porositi që vendet nga rajoni mund të mbështeten në ndihmë nga SHBA-të për ekonominë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe integrimin evropian.
Në fjalimin e tij, eurokomisioneri Varheji vlerësoi se ideja e Ballkanit të Hapur është konceptuar nga rajoni dhe kjo ide është mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Eurokomisari theksoi se për sa kohë që shtyllat dhe strategjitë bazë të agjendës së BE-së po zbatohen, Iniciativa mund të vazhdojë të sjell rezultatet ekonomike dhe progresive nga bashkëpunimi i tyre.
Në kuadër të Samitit do të realizohen më shumë bashkëpunime të dakorduara, me nënshkrimin e memorandumeve konkrete dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Me marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe titujve shkencor të lëshuara në institucionet e larta arsimore dhe institucionet e tjera të autorizuara në të tre vendet, do të përshpejtojmë procedurën për krijimin e një tregu të vetëm të përbashkët të punës.
Me Memorandumim për mirëkuptim për bashkëpunim në fushën e turizmit do të promovojë së bashku rajonin si një destinacion tërheqës turistik.
Një nga qëllimet e Memorandumit për bashkëpunim në kulturë është krijimi i një Kalendari të përbashkët të ngjarjeve kulturore që do të sjellë mobilitet të publikut dhe do të nxis turizmin kulturor.
Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin e administratave tatimore ndërmjet vendeve të rajonit krijon një mundësi të re për lëvizjen më të lehtë ndërkufitare të njerëzve, mallrave apo shërbimeve.
Me Memorandumin për bashkëpunim të administratave tatimore ndërmjet vendeve nga rajoni do të krijohen mundësi të reja për lëvizje më të lehtë ndërkufitare të njerëzve mallrave apo shërbimeve.