“Me Ballkanin e Hapur, si shtet dhe si Qeveri, kemi detyrimin që të sigurojmë një standard më të mirë jetese për qytetarët, të ofrojmë infrastrukturë më të mirë dhe të parandalojmë korrupsionin me efikasitet të administratës dhe të gjitha institucioneve. Kovaçevski nënvizoi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit nëse mbetet “Ballkani i Hapur” e vetmja iniciativë reale për vendin tonë nëse ka një tjetër “jo” nga Bullgaria.
Ai nënvizoi se nga ana tjetër qytetarët e vendit tonë nuk mund të mbahen peng të pritshmërive të datave në çdo Samit të ri të BE-së dhe prandaj nuk i lidh datat me diçka që nuk varet nga ne.
“Ne kemi bërë punën tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka katër raporte pozitive pasuese nga Komisioni Evropian. Kemi harmonizim 45 për qind të legjislacionit nacional me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, tha Kovaçevski.
Duke theksuar se përkushtimi për integrimin evropian në NATO dhe BE do të jetë gjithmonë synim strategjik si dhe anëtarësimi në NATO, për të cilin qytetarët kanë marrë vendime të vështira.
“Bashkimi Evropian nuk e ka mbajtur premtimin e tij deri më tani, por ne besojmë se një ditë do të ndodhë si rezultat i harmonizimit dhe bisedimeve të bazuara në vlerat evropiane”, tha Kovaçevski, duke shtuar se kemi një dialog strategjik me SHBA-të për çështje të rëndësishme.
Kovaçevski theksoi se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë origjinale, organike e tre vendeve, e bazuar në vlerat evropiane, sepse të gjithë qytetarët e rajonit kanë të drejtë të jetojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Iniciativa ka vetëm anët e mira, tha Kovaçevski, i cili ritheksoi se nuk ka zëvendësim për qëllimin strategjik të integrimit të vendit tonë në BE, por vendet e rajonit për hir të qytetarëve do ta përmirësojnë bashkëpunimin edhe me iniciativat e deritanishme siç ranë dakord të tjerët në samitin “Ballkani i Hapur” në Ohër.