Liderët e vendeve të “Ballkanit të Hapur”, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Ohër, në Samitin e "Ballkanit të Hapur", së bashku me zyrtarët qeveritarë dhe delegacionet e të tre vendeve nënshkruan dokumentet për bashkëpunim në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe në fushën e politikës tatimore.
Të tre vendet e nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe titujve profesional të lëshuar në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara. Me dispozitat përshpejtohet procedura e pranimit të diplomave dhe titujve profesional, gjë që thjeshtësohet dhe lehtësohet procedura, si përfitim i jashtëzakonshëm për qytetarët e rajonit me implikime pozitive për tregun e përbashkët të punës.
Marrëveshjen e nënshkruan Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Në Samitin “Ballkani i Hapur” në Ohër sot u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e turizmit.
Me këtë Memorandum, i cili u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor të Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furçi dhe ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve të Serbisë, Tatjana Matiq, parashikohen aktivitete për promovim të përbashkët të rajonit, si një destinacion tërheqës turistik.
Një nga qëllimet e Memorandumit të bashkëpunimit në kulturë, që sot u nënshkrua nga ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinova-Stojçevska, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Kulturës dhe Informimit të Serbisë, Maja Gojkoviç, është krijim i një kalendari të përbashkët të ngjarjeve kulturore, që do të sjellë lëvizshmëri më të madhe të publikut dhe do të inkurajojë turizmin kulturor.
Me Memorandumin për mirëkuptim për bashkëpunim të administratave tatimore ndërmjet vendeve të rajonit, që sot gjithashtu u nënshkrua në Samitin “Ballkani i Hapur” në Ohër, krijohen mundësi të reja për lëvizje më të lehtë ndërkufitare të njerëzve, mallrave apo shërbimeve.
Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim të administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor e nënshkruan drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike të Maqedonisë së Veriut, Sanja Llukarevska, drejtoresha e Administratës Tatimore të Serbisë, Dragana Markoviq dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë Ceno Klosi.
Në nënshkrimin e dokumenteve nga tre vendet nismëtare të “Ballkanit të Hapur”, në kuadër të Samitit në Ohër, paraprinin disa panel sesione, ku fjalim mbajtën liderët, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, odave ekonomike dhe institucioneve të tjera të ndryshme, ku u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë dhe se bashkëpunimi i tyre është një shtysë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe progresin e secilit vend veçmas.