Kovaçevski – Mishel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje me prioritet të lartë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si pjesë e programit të tij me aktivitete gjatë Prespa Forumit për Dialog, sot mbajti takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u diskutua për sfidat gjeopolitike që i solli agresioni rus në Ukrainë, për përshpejtimin e integrimin të Ballkanit Perëndimor në BE u bë çështje prioritare me prioritet të lartë, duke përfshirë forcimin e rezistencës së rajonit ndaj ndikimeve të palëve të treta.

Kryeministri Kovaçevski në takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, theksoi se Maqedonia e Veriut tërësisht i plotësoi kushtet për fillimin e bisedimeve dhe në bazë të së cilës është miratuar edhe rekomandimi për fillim pa kushte të hapjes së kapitujve në mars të vitit 2020.

Kovaçevski dhe Mishel në takim biseduan edhe për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në më shumë projekte rajonale të mbështetura nga BE-ja, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit  në energjetikë siç është interkonektori për gaz me Greqinë, impianti i gazit në Aleksandropulos dhe lidhja e gazit me Serbinë dhe Kosovën, të cilat mbështeten nga fondet e Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së.

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, biseduan edhe për përfitimet nga iniciativa Ballkan i Hapur për vendosjen e tregut të përbashkët dhe të ndërlidhur në bazë të katër lirive të BE-së për qarkullim pa pengesë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, si hapa të rëndësishme për zbatimin e standardeve të BE-së.

Lidhur me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kryeministri Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, ka harmonizuar plotësisht politikat e saj me Aleancën dhe BE-në, ka përmbushur detyrimet e saj dhe vazhdon të veprojë plotësisht në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, me çka edhe një herë u dëshmua se është një partner i denjë i vendeve evropiane, vendeve anëtare të BE-së.