Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 21.06.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 54-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për Mbrojtjen e konsumatorit, si dhe Informacioni për nevojën e përgatitjes së ligjit për praktikat e padrejta tregtare.
Mes tjerash, në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, që do të fillojë në orën 12:30, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës, menjëherë pas përfundimit të saj.